AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) po vijon zgjerimin e projekteve të ripërdorimit social, si pjesë e misionit të saj për t’i kthyer pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në shërbim të komunitetit, përmes bashkëpunimeve me organizata me kontribut të posaçëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) po vijon zgjerimin e projekteve të ripërdorimit social, si pjesë e misionit të saj për t’i kthyer pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në shërbim të komunitetit, përmes bashkëpunimeve me organizata me kontribut të posaçëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Së fundmi, AAPSK ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje me organizatën “Të Ndryshëm & Të barabartë”, për vënien në dispozicion të një objekti të konfiskuar, me qëllim përdorimin e tij për shërbime sociale.

Sipas kontratës, objekti do të përdoret për rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit, një prej kauzave më të rëndësishme të organizatës, në përputhje me Vendimin e Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, për kalimin në përdorim pa pagesë të kësaj pasurie.

Ky partneritet i ri përbën një tjetër hap të rëndësishëm në vizionin e AAPSK për ripërdorimin social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke e shndërruar atë në një mekanizëm konkret mbështetjeje për viktimat e trafikimit, individë dhe grupe vulnerabël, projekte sociale dhe komunitare, si edhe programe rehabilitimi dhe ri-integrimi.

Nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, AAPSK po zgjeron ndjeshëm bashkëpunimet me organizata vendase dhe ndërkombëtare, si pjesë e një programi të gjerë të orientuar drejt rritjes së transparencës në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Programi synon rritjen e efektivitetit të ripërdorimit social të këtyre pasurive, krijimit të mundësive reale për shërbime komunitare dhe sociale, si edhe forcimin e politikave të parandalimit të krimit të organizuar përmes rikthimit të pasurive në funksion publik.

Kontrata e nënshkruar me “Të Ndryshëm & Të Barabartë” është një shembull i qartë i këtij qasjeje: një objekt që dikur ka qenë pjesë e aktivitetit kriminal, sot kthehet në një hapësirë që ofron strehim, kujdes dhe mbështetje për njerëzit në nevojë.

Projekti i ri pritet të ketë ndikim konkret në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes sociale, integrimin e viktimave të trafikimit në shoqëri, rritjen e infrastrukturës së qendrave të specializuara që ofrojnë mbështetje psikologjike, sociale dhe profesionale, si dhe zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në kontratë përcaktohet qartë se destinacioni i objektit është ekskluzivisht rehabilitimi dhe riintegrimi dhe nuk mund të ndryshohet pa miratimin paraprak të AAPSK, duke garantuar ruajtjen e qëllimit të tij social.

Nënshkrimi i kësaj kontrate vjen në kuadër të nismave të tjera të ndërmarra nga AAPSK, e cila gjatë vitit 2025 ka zgjeruar bashkëpunimet me organizata të shoqërisë civile, institucione shtetërore, programe sociale dhe edukative dhe projekte komunitare me vlerë të lartë.

Ky model i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara përputhet me praktikat më të mira europiane, duke kthyer asetet e krimit të organizuar në instrumente për zhvillim social, integrim dhe mbrojtje të grupeve vulnerabël.

Burimi ATSH

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…