VanHorn takon Ballën dhe Bardhin: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve të forta

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën si dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.


E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën si dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se “Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar”.

“Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike”, njoftoi ambasada e SHBA-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara nënvizon se “pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”.

Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar në PD, Bardhi theksoi se gjatë takimit me VanHorn ndau qëndrimin e PD-së “mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike”.

“Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qëndron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Bardhi.

Sipas Bardhit “e vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe si partner i denjë i SHBA është lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga një qeveri, e cila del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Edhe kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, reagoi pas takimit me VanHorn.

Balla tha se në qendër të bisedës “ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda këtij mandati si dhe detyrimet në fushën e sigurisë si një vend anëtar i NATO, aleat strategjik me SHBA”.

“Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për paqe dhe siguri kudo në botë”, u shpreh Balla.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse”, shkruan Balla.

Gonzato: Financimi politik, parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se në kontekstin aktual politik, fryma e dialogut për tema…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonzato: Financimi politik, parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se në kontekstin aktual politik, fryma e dialogut për tema…