NAREA kërkon tatim 3% për rivlerësimin e banesave, zgjatje të afatit dhe përfshirjen e banesave në proces legalizimi

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) kërkon ndryshime në pr.ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se aktualisht disa dispozita krijojnë bllokime dhe deformime në treg.


Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) kërkon ndryshime në pr.ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se aktualisht disa dispozita krijojnë bllokime dhe deformime në treg.

Në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat përfaqësuesi i NAREA, Reinaldo Pipiria theksoi se pr.ligji i paraqitur ngarkon individët me normë tatimore 5%, njëjtë me entitetet komerciale, ndërkohë që këta të fundit përfitojnë mundësinë e njohjes si shpenzimeve të zbritshme.

Shoqata propozon që për banesat norma të ulet në 3%, gjë që do të ndikonte për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve në rivlerësim.

Po ashtu, NAREA kërkon që të përfshihen në procesin e rivlerësimit edhe pasuritë që kanë kaluar tashmë procesin e legalizimit, si dhe kontratat e porosive të regjistruara të cilat rezultojnë tashmë me gjurmë kadastrale, për të nxjerrë në treg pasuri reale dhe për të rritur transparencën financiare.

“Kemi sugjeruar që afati i rivlerësimit të jetë më i gjatë. Sipas statistikave, nga viti 2011 deri sot, përafërsisht 250 mijë pasuri të paluajtshme kanë arritur të rivlerësohen, ndërsa fondi i banesave duhet të jetë rreth 4,5 milionë, prej të cilave 3.5 milionë janë të certifikuara, pjesa tjetër është në proces legalizimi. Duke marrë parasysh censin e fundit, rezulton se rreth 450-500 mijë banesa duhet të futen në procesin e rivlerësimit. Kapaciteti aktual i përpunimit nga Agjencia e Shtetërore e Kadastrës (ASHK) është 33 mijë pasuri në vit. Nëse bëjmë një përllogaritje, kuptohet se nuk do të jetë kohë e mjaftueshme për të përfshirë këto 500 mijë banesa, shumica e të cilave janë ndërtuar para 10 viteve dhe tashmë kanë një vlerë të shtuar në treg. Duhet marrë parasysh gjithashtu se një pjesë e pronarëve aktualë janë nga diaspora, të cilët mund të dëshirojnë të tregtojnë pasurinë e tyre ose ta çojnë në vlerën reale të tregut”, tha Pipiria.

Sipas tij, sa herë që ka pasur një tatim të korrigjuar, tregu ka qenë duke performuar thuajse 60% më mirë dhe janë arkëtuar 44 milion euro mesatarisht në arkën e shtetit në periudhën 2020-2022.

Shoqata nënvizon se ndryshimet e propozuara do të sigurojnë një rivlerësim më të drejtë, zbatim afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm të tregut të pasurive të paluajtshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha pret anëtarin e Bundestagut: Gjermania mbështetje për integrimin evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim në ministri anëtarin e Bundestag, Peter…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret anëtarin e Bundestagut: Gjermania mbështetje për integrimin evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim në ministri anëtarin e Bundestag, Peter…