Mbahet takimi i 16-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet

Në Tiranë u zhvillua takimi i 16-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet.


Në Tiranë u zhvillua takimi i 16-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet.

Takimi u drejtua nga zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, dhe bashkëkryesohej nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Marc Ibanez.

Në fjalën e tij, Yzeiraj theksoi rëndësinë e këtij forumi për avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke evidentuar progresin e vendit në kuadër të hapjes së negociatave për të gjithë grupkapitujt.

Ai gjithashtu nënvizoi zhvillimet e fundit në fushat që mbulon nënkomiteti, përfshirë forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional në tregti, industri, dogana dhe tatime, duke synuar rritjen e transparencës, digjitalizimin dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Yzeiraj vlerësoi arritjet konkrete në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së dhe përfundimin me sukses të masave të planifikuara gjatë periudhës raportuese.

Ai theksoi se këto rezultate janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare për modernizimin e ekonomisë, forcimin e institucioneve dhe sigurimin e përfitimeve konkrete për qytetarët, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit për vijimin e reformave në kuadër të integrimit evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, së bashku me kryetaren e…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, së bashku me kryetaren e…