Kote: Mbështetja më e madhe financiare për bujqësinë ndër vite, në 2026-ën

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2026 përfaqëson nivelin më të lartë të mbështetjes financiare për bujqësinë ndër vite.


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2026 përfaqëson nivelin më të lartë të mbështetjes financiare për bujqësinë ndër vite.

Gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Kote theksoi se projektbuxheti hartohet në përputhje me objektivat e zhvillimit ekonomik të vendit dhe prioritetet e sektorit.

“Fokusi kryesor i buxhetit 2026 është skema kombëtare e mbështetjes. Miratimi i këtij projektbuxheti është thelbësor për qëndrueshmërinë e sektorit dhe një hap i rëndësishëm për përmbushjen e angazhimeve që vendi ynë ka në procesin e integrimit europian,” deklaroi ai.

Sipas të dhënave të prezantuara, 16,3 miliardë lekë janë parashikuar të investohen në programe kyçe që mbështesin rritjen e prodhimit bujqësor, përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe standardeve sipas BE-së, forcimin e zonave rurale, rritjen e sigurisë ushqimore dhe fuqizimin ekonomik të grave në fshat.

Ndër masat kryesore të buxhetit 2026 për sektorin e bujqësisë janë, Skema kombëtare e naftës për bujqësinë, me një rritje prej 5,14 miliardë lekësh, rimbursimi 10% i TVSH-së për inputet bujqësore, një masë fiskale që synon të ulë kostot dhe të rrisë të ardhurat e fermerëve. Garancia sovrane prej 3 miliardë lekësh, e cila pritet të nxisë kreditimin e sektorit me interesa të ulëta, që është një risi e këtij buxheti.

Gjithashtu financimi për ujitjen dhe kullimin, me 700 milionë lekë, që mundëson përmirësimin e rreth 10 mijë hektarëve tokë bujqësore dhe rritja me 12,3% e buxhetit për sigurinë ushqimore, që përfshin investime në laboratorë dhe kontroll cilësie.

Ndërkohë, buxheti për sektorin e peshkimit është rritur me 10% krahasuar me vitin 2025 dhe synon rritjen e eksporteve të produkteve të peshkut me deri 70% deri në vitin 2027.

Kote u shpreh se, projektbuxheti 2026 pritet të luajë një rol kyç në modernizimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit vendas dhe forcimin e qëndrueshmërisë së zonave rurale, ndërsa mbështet hapin e Shqipërisë drejt standardeve dhe praktikave të Bashkimit Europian.

Në përgjigje të interesit të deputetëve për problematikat e evidentuara në procesin e disbursimit të fondeve për fermerët dhe masat që po ndërmerr qeveria për ta përshpejtuar këtë procedurë, drejtori i Politikave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli, sqaroi se të gjithë fermerët aplikantë të kualifikuar, do të disbursohen 100%.

Tarelli bëri të ditur se, për skemën kombëtare të mbështetjes, këtë vit ishin në dispozicion 3.4 miliardë lekë, por për shkak të numrit të lartë të aplikimeve dhe nevojës për mbështetje të plotë, qeveria ka alokuar fonde shtesë, duke e çuar totalin në 5 miliardë lekë. Kjo rritje buxheti mundëson disbursimin 100% për 70 mijë fermerët aplikantë.

Sipas Tarellit, procesi i disbursimit do të përfundojë deri më 15 dhjetor 2025, duke garantuar që çdo fermer i kualifikuar të marrë mbështetjen e premtuar.

Ai nënvizoi gjithashtu se projektbuxheti 2026 parashikon ngritjen e një sistemi të ri digjital që do të mundësojë identifikim më të shpejtë të aplikantëve, verifikim më efikas dhe reduktim të kontrolleve fizike në terren.

“Shumica e aplikimeve verifikohen ende në terren, por synojmë të aplikojmë teknika inovative që të shkurtojnë kohën dhe të rrisin transparencën. Me buxhetin 2026 do të ngrihet një qendër digjitale që do të marrë përsipër procesin e verifikimit”, deklaroi Tarelli.

Ky hap pritet të modernizojë mënyrën e administrimit të skemave kombëtare dhe të lehtësojë aksesin e fermerëve në mbështetjen financiare, tha Tarelli.

Burimi ATSH

Kos: Dy vite vendimtare për suksesin e Planit të Rritjes

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi sot rëndësinë kritike të muajve në vijim për procesin e integrimit…

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kos: Dy vite vendimtare për suksesin e Planit të Rritjes

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi sot rëndësinë kritike të muajve në vijim për procesin e integrimit…