Salla: Ndërhyrje e shpejtë në argjinaturën e lumit Drojë pas reshjeve

Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


Reshjet e dendura që përfshinë zonën e Lezhës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, në Mamurras, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në tokat bujqësore dhe në infrastrukturën përreth.

Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se “Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka vënë në dispozicion dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar në mënyrë të pandërprerë për të forcuar argjinaturën dhe për të shmangur rrezikun e daljes së lumit nga shtrati”.

Salla ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryhen për stabilizimin e situatës, duke vlerësuar angazhimin e ekipeve në kushte të vështira atmosferike.

Ai theksoi se strukturat e MBZHR janë plotësisht të angazhuara, ndërsa po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe emergjencat, me synimin që situata të vihet sa më shpejt nën kontroll.

“Ekipet në terren po punojnë me intensitet për të siguruar mbrojtjen e tokave dhe të komuniteteve që preken nga reshjet. Jemi në monitorim të vazhdueshëm dhe gati për çdo ndërhyrje tjetër të nevojshme”, u shpreh ministri Salla.

Burimi ATSH

Lufta kundër korrupsionit si imperativ i kohës dhe i qeverisjes në Kinë

Në Kinë që prej vitit 2013, fushata kundër korrupsionit e udhëhequr nga Xi Jinping është aplikuar nga autoritetet kineze si…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lufta kundër korrupsionit si imperativ i kohës dhe i qeverisjes në Kinë

Në Kinë që prej vitit 2013, fushata kundër korrupsionit e udhëhequr nga Xi Jinping është aplikuar nga autoritetet kineze si…