Kuvendi miraton projektbuxhetin 2026 dhe paketën fiskale

Kuvendi ka miratuar pas mesnate me 83 vota pro dhe 32 kundër projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro.


Kuvendi ka miratuar pas mesnate me 83 vota pro dhe 32 kundër projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro.

Në një seancë maratonë që nisi në orën 10:00 të së mërkurës dhe u mbyll rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, mazhoranca dhe opozita debatuan krahas pr/buxhetit 2026 edhe për paketën fiskale.

Deputetët miratuan projektligjet e rendit të ditës ku procedurat tatimore u votua me 83 pro dhe 31 kundër, pr/ligji pwr tatimin mbi vlerën e shtuar, 83 pro, 32 kundër, tatimi mbi të ardhurat, 82 pro dh 32 kundër, sistemi i taksave vendore, me 83 pro dhr 32 kundër, pr/ligji pwr faturat dhe monitorimi i qarkullimit, 82 pro dhe 32 kundër marrëveshja e paqes fiskale me 83 pro dhe 31 kundër, rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme me 82 pro dhe 30 kundër dhe fshirja dhe shuarja e detyrimeve tatimore u votua me 83 pro dhe 32 kundër.

Kryeministri Rama e vlerësoi si historik buxhetin e vitit të ardhshëm, me 1.7 miliard euro mbështetje afatmesme për pensionistët. Me këtë pr/buxhet paga minimale do të rritet në 500 euro nga janari, me objektivin të arrijë 700 euro brenda mandatit të katërt.

Paga mesatare ka pësuar rritje duke shkuar në 840 euro, ndërsa në sektorin publik ka arritur 1,000 euro..

Indeksim page çdo dy vite dhe rritje pagash për disa kategori në administratën shtetërore, është një tjetër mbësbtetje me pr/buxhetin 2026.

Mbrojtja sociale është në fokus të veçantë në pr/buxhetit 2026, me një total prej 257 miliardë lekësh, duke pasur një rritje prej 11,6 miliardë krahasuar me një vit më parë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Çelet në Shkodër ekspozita lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

Në ambientet e Kinema “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë…

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Çelet në Shkodër ekspozita lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

Në ambientet e Kinema “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë…