Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, gur themeli për identitetin kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot një tubim shkencor i cili u kthye në një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare, Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që mund të konsiderohet si gur themeli për identitetin dhe unitetin kombëtar.


Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot një tubim shkencor i cili u kthye në një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare, Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që mund të konsiderohet si gur themeli për identitetin dhe unitetin kombëtar.

Ky kongres i nisi punimet më 20 nëntor të vitit 1972, në Tiranë, dhe i mbylli punimet më 25 nëntor 1972. Ai ishte faza përmbyllëse e një procesi që kishte nisur në vitin 1967, pas botimit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” dhe kishte për qëllim përcaktimin e parimeve dhe vijave themelore për hartimin përfundimtar të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe arbëreshët e Italisë, mes tyre gjuhëtarë, mësues, shkrimtarë, botues e figura të shquara të arsimit dhe kulturës.

Gjatë 6 ditëve të kongresit u mbajtën mbi 150 kumtesa shkencore.

Kongresi vendosi standardizimin përfundimtar të gjuhës shqipe, duke krijuar një normë letrare të njësuar për të gjithë shqiptarët. Kjo normë u përcaktua si themel i arsimit, letërsisë, botimeve shkencore dhe komunikimit zyrtar, me ndikim të thellë në jetën kulturore dhe në forcimin e unitetit kombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…