Kina vazhdon luftën për të konsoliduar rezultatet e zhdukjes së varfërisë

Në shkurt të vitit 2021, Kina shpalli një fitore të plotë në betejën e saj kundër varfërisë, duke arritur këtë moment historik dhjetë vjet përpara objektivit të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kina midis viteve 1980 dhe 2020 nxori nga varfëria rreth 800 milionë njerëz, duke kontribuar gjatë kësaj periudhe në rreth 75 përqind të reduktimit të varfërisë globale.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Në shkurt të vitit 2021, Kina shpalli një fitore të plotë në betejën e saj kundër varfërisë, duke arritur këtë moment historik dhjetë vjet përpara objektivit të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kina midis viteve 1980 dhe 2020 nxori nga varfëria rreth 800 milionë njerëz, duke kontribuar gjatë kësaj periudhe në rreth 75 përqind të reduktimit të varfërisë globale. Presidenti i Bankës Botërore ka venë në dukje se suksesi i Kinës ndihmoi në uljen e shkallës globale të varfërisë nga 44 përqind në 9 përqind, duke e bërë atë kontribuuesin më të madh në zbutjen e varfërisë globale në dekadat e fundit. Suksesi i Kinës në zbutjen e varfërisë jo vetëm që ka transformuar jetën e brendshme, por gjithashtu ka ofruar përvojë të vlefshme për vendet e tjera në zhvillim që kërkojnë rritje të qëndrueshme.


Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës së Kinës dhe kalkulimet e autorit

Në një letër urimi të vitit 2021, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, vlerësoi arritjet e Kinës si “një burim shprese dhe frymëzimi për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, duke theksuar se angazhimi i fortë politik dhe qëndrueshmëria e politikave janë thelbësore për përmirësimin e jetës së më të varfërve dhe më të prekshmëve. Në shume vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, eksperienca kineze po i ndihmon vendet partnere të ndërtojnë kapacitete, të forcojnë infrastrukturën dhe të zhbllokojnë potencialin e zhvillimit. Modernizimi bujqësor dhe rural ka pasur një ndikim të madh në modernizimin e vendit në tërësi. Politikat e zbatuara në vazhdim të suksesit kanë synuar promovimin e zhvillimit të integruar urban-rural, të konsolidimit dhe zgjerimit të arritjeve në zbutjen e varfërisë, dhe të sigurimit të kushteve modern të jetesës në zonat rurale.

Në vend që të mbështetej vetëm në rritjen ekonomike, Kina kombinoi lehtësimin e synuar të varfërisë, investimet në infrastrukturë dhe mobilizimin social për të siguruar që asnjë rajon apo grup të mos lihej pas. Këto politika kanë kontribuar dhe në uljen e pabarazisë ndërmjet zonave urbane dhe rurale, si dhe në standardin e jetesës. Treguesi më i dukshëm është hendeku i të ardhurave dhe i shpenzimeve midis zonave urbane dhe rurale. Hendeku i të ardhurave midis banorëve ruralë dhe qytetarë është ulur nga 3.1 në vitin 2004, në rreth 2.3 në vitin 2024. Ndërsa hendeku i shpenzimeve për banor është ulur nga 3.5 në vitin 2004, në 1.8 në vitin 2024.


Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës së Kinës dhe kalkulimet e autorit

Për të mbajtur varfërinë nën kontroll, Kina ka zbatuar një sërë planesh dhe masash mbrojtëse të politikave të nivelit të lartë. Pas suksesit të fushatës për zbutjen e varfërisë, në fund të vitit 2020 në një periudhë tranzicioni pesëvjeçare është synuar për të siguruar rajonet ashtu edhe individët e nxjerrë nga varfëria të marrin mbështetje të vazhdueshme. Gjatë kësaj periudhe është zbatuar një mekanizëm dinamik monitorimi dhe ndihme për ata që janë në rrezik të kthehen në varfëri, duke përfshirë familjet që kanë shpëtuar së fundmi nga varfëria dhe ata që janë në prag të rënies përsëri në varfëri. Ky sistem përmban kontrolle të rregullta dhe menaxhim dinamik për të siguruar zbulimin, ndërhyrjen dhe mbështetjen e hershme. Masat specifike për të konsoliduar arritjet e zbutjes së varfërisë përfshijnë ndihmën industriale, mbështetjen e punësimit dhe sigurimet shoqërore.

Në 832 zona të cilat u hoqën nga lista e varfërisë ekstreme në vitin 2020, janë zhvilluar dy deri në tre industri kryesore, me një vlerë totale prodhimi që tejkalon 1.7 trilion juanë ose 230 miliardë USD. Duke rritur cilësinë dhe efikasitetin e këtyre industrive, është arritur të sigurohet një burim i qëndrueshëm të ardhurash për ata që dalin nga varfëria. Deri në fund të vitit 2024, numri i të punësuarve nga zonat e prekura nga varfëria arriti në 33.05 milionë, duke ruajtur një nivel të qëndrueshëm mbi 30 milionë për katër vjet rresht. Të ardhurat e disponueshme rurale në qarqet e mëparshme të varfra, janë rritur ndjeshëm, duke u rritur nga 6,079 juanë në vitin 2013 në 16,396 juanë ose 2,316 USD në vitin 2023. Kjo rritje e qëndrueshme e të ardhurave pasqyron ndikimin afatgjatë të përpjekjeve të Kinës për lehtësimin e varfërisë në komunitetet rurale.

Si dhe po përmirësohet sistemi i tyre i sigurimeve sociale shumë niveleshe për të siguruar që individët e nxjerrë nga varfëria të marrin mbështetje të vazhdueshme në arsim, kujdes shëndetësor, strehim dhe fusha të tjera. Këto përpjekje kanë qenë të rëndësishme në parandalimin e rikthimit në varfëri. Deri në fund të Nëntorit 2024, rreth 5.34 milionë njerëz që rrezikonin të binin në varfëri janë ndihmuar, duke eliminuar në mënyrë efektive rrezikun e rënies në varfëri. Në zona të largëta, ose të prirura ndaj fatkeqësive, qeveria ka zbatuar programe zhvendosjeje në shkallë të gjerë, duke zhvendosur banorët nga mjedise të pafavorshme në komunitete të ndërtuara rishtas të pajisura me banesa, shkolla, spitale dhe institucione kujdesi për të moshuarit. Në rajonet me potencial më të madh u zhvilluan industritë lokale si bujqësia e specializuar, turizmi rural dhe tregtia elektronike, për të krijuar vende pune dhe për të stimuluar ekonominë lokale. Arsimi ka qenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm për thyerjen e ciklit të varfërisë ndër gjenerata. Përmes iniciativave të tilla si rekrutimi i mësuesve ruralë dhe ofrimi i ndihmës financiare për studentët në nevojë, më shumë se 200,000 fëmijë në moshë shkollore nga familje të varfra kanë qenë në gjendje të kthehen dhe të përfundojnë arsimin e detyrueshëm.


Parku i Ekspozitës Bujqësore të Xinjiang-ut/Foto nga VCG

Në rekomandimet për formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar kërkohet krijimi i një sistemi të kategorizuar ndihme për banorët me të ardhura të ulëta dhe rajonet e pazhvilluara në zonat rurale. Përvoja e fituar në Programin e Ringjalljes së Gjelbër Rural në Provincën Zhejiang në zhvillimin e një fshati të bukur dhe harmonik, ku njerëzit të jetojnë dhe punojnë bazuar në kushtet lokale, është një eksperiencë e vlefshme për të avancuar sistematikisht rigjallërimin rural. Në rekomandimet për formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik parashikohen një sërë masash si: përpjekje të koordinuara për të çuar përpara qeverisjen e hapësirës territoriale; përmirësimin e planimetrive të fshatrave dhe qyteteve; përmirësimin e tokës; ndërtimin e sistemeve më të plota infrastrukturore për t’i bërë shërbimet publike më të arritshme; përmirësimin e mjedisit jetësor në zonat rurale; ndërtimin dhe mirëmbajtjen e integruar të infrastrukturës së qarkut si dhe përmirësimin e mjedisit të jetesës rurale; si dhe adresimin e mangësive në ofrimin e pajisjeve të duhura modern për të krijuar hapësira të mira jetese në zonat rurale.

Gjithashtu do të duhet të zhvillohen ekonomitë e qarkut me karakteristika unike, për të eksploruar funksione të shumëfishta të bujqësisë dhe të promovojnë integrimin më të madh të sektorëve parësorë, dytësorë dhe terciarë në zonat rurale. Përpjekjet do të duhet të jenë të koordinuara për të krijuar mekanizma të rregullt për të parandaluar që banorët ruralë të bien ose të rikthehen në varfëri. Kjo do të kërkojë ndihmë shumëplanëshe dhe të kategorizuar për zonat e pazhvilluara, të zbatimit të politikave që mbështesin qarqet kryesore që kanë nevojë për ndihmë në arritjen e rigjallërimit rural dhe të kërkohet të bëhet çdo përpjekje për t’u mbrojtur nga çdo rënie ose rikthim në varfëri në shkallë të gjerë.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…