Kërcënimet hibride dhe masat kundërvepruese në qendër të Konferencës së zhvilluar në Tiranë

Konferenca dhe Ushtrimi i Simulimit mbi Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), u zhvillua në Tiranë nga data 17 deri më 20 nëntor, duke mbledhur mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë komuniteti euroatlantik.


Konferenca dhe Ushtrimi i Simulimit mbi Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), u zhvillua në Tiranë nga data 17 deri më 20 nëntor, duke mbledhur mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë komuniteti euroatlantik.

Shqipëria iu bashkua qendrës Hybrid CoE në qershor 2024.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, theksoi se, kërcënimet hibride shfaqen paralelisht me sulmet kibernetike, duke përfshirë dezinformimin, spiunazhin, presionin ekonomik dhe ndikimin psikologjik ndaj qytetarëve.

Ai rikujtoi se Shqipëria është përballur me sulme serioze që synonin shkatërrimin e infrastrukturës digjitale, ndërsa propaganda dhe dezinformimi i shoqëronin për të krijuar destabilitet.

Tafa vuri në dukje se diversiteti politik, kulturor dhe etnik në Ballkanin Perëndimor e bën rajonin më të ndjeshëm ndaj aktorëve keqdashës, ndërsa manipulimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjive të reja, si deepfake, e rrisin rrezikun ndaj shoqërive.

Ai theksoi se faktori njerëzor, edukimi dhe media mbeten thelbësore për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për t’u përballur me këto sfida në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar.

Në vitet e fundit, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përballur me forma të ndryshme të veprimtarive hibride, përfshirë sulme kibernetike të avancuara, ndërkohë që aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë të huaj kanë zgjeruar ndjeshëm ndikimin e tyre ekonomik, politik dhe kulturor.

“Aktorët e kërcënimeve hibride po rrisin ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, me një sërë incidentesh të regjistruara gjatë viteve të fundit dhe presim që ky trend të vijojë”, deklaroi Martha Turnbull, drejtore e Komunitetit të Interesit për Ndikimin Hibrid, në Hybrid CoE.

Kjo është hera e dytë që Hybrid CoE organizon një konferencë dhe ushtrim posaçërisht për Ballkanin Perëndimor, me një simulim në kohë reale mbi identifikimin, reagimin dhe mbrojtjen nga kërcënimet hibride.

Qëllimi ishte forcimi i kapaciteteve të shteteve demokratike dhe shoqërive të tyre për t’u përballur me veprimtaritë hibride të ndërmarra nga regjime autoritare.

“Dëshironim ta sillnim këtë aktivitet në Tiranë për t’i dhënë praktikuesve dhe ekspertëve nga Shqipëria si dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe Shteteve Pjesëmarrëse në Hybrid CoE, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mundësinë për të ndarë njohuri, përvoja dhe ekspertizë mbi luftimin ndaj kërcënimeve hibride, si brenda rajonit, ashtu edhe më gjerë”, theksoi Shiho Rybski, drejtore e Trajnimeve dhe Ushtrimeve në Hybrid CoE.

Konferenca mbi Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor dhe Ushtrimi i Simulimit u organizuan nga Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE), në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKSK), dhe me mbështetjen e Global Affairs Canada (GAC).

Burimi ATSH

Kuvendi, aktivitet kushtuar kontributit të grave në shoqërinë shqiptare

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në Pallatin e Brigadave u organizua një mbrëmje e veçantë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi, aktivitet kushtuar kontributit të grave në shoqërinë shqiptare

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në Pallatin e Brigadave u organizua një mbrëmje e veçantë…