Manastirliu: Instrumente të reja për të siguruar strehim të përballueshëm

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm.


Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm.

Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deputetë të zonës dhe drejtues të bashkisë së Tiranës, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjitha njësitë e Tiranës.

Gjatë takimit me komunitetin e Njësisë 4, Manastirliu vuri theksin te politikat e reja për strehimin dhe krijimin e Agjencisë së Strehimit për strehimin social dhe të përballueshëm.

“Qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Përpos asaj që Bashkia sot jep në programet e saj të strehimit social, kreditë sociale apo banesat sociale me qira apo vetë ndërtimet që realizohen në kuadër të programeve të strehimit, qeveria është duke punuar për një tjetër program që lidhet me këtë Agjenci, që do të krijohet për t’iu dhënë mundësi çifteve të reja, familjeve të reja për të pasur banesën e parë dhe për t’iu krijuar mundësinë e një strehimi të përballueshëm”, tha Manastirliu.

Sipas saj, “kjo nismë synon të zgjerojë mbështetjen që aktualisht ofrohet nga Bashkia e Tiranës përmes programeve të strehimit social, kredive të buta, banesave sociale me qira dhe projekteve të ndërtimit të banesave për nevoja sociale”.

Gjatë takimit u prezantuan programet e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës që mbështeten me buxhetin 2026.

Dëgjesat do të vijojnë në njësitë e tjera të Tiranës, me fokus prezantimin e projekteve të Buxhetit 2026, adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve por dhe me qëllim informimin e qytetarëve dhe marrjen e sugjerimeve të tyre për projektet që prekin komunitetin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar…