Cara: Probleme në disa zona të Kurbinit nga reshjet intensive, ekipet e emergjencës në terren

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, deklaroi sot se reshjet shumë intensive brenda pak orësh kanë krijuar situata problematike në disa zona të bashkisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren.


Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, deklaroi sot se reshjet shumë intensive brenda pak orësh kanë krijuar situata problematike në disa zona të bashkisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren.

“Që në orët e para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të lartë. Ajo që ka sjellë disa problematika në gjithë Kurbinin ka qenë intensiteti, reshje të shumta në kohë shumë të shkurtër”, tha Cara.

Ajo theksoi se strukturat janë angazhuar në disa qarqe të bashkisë.

“Patjetër për gjithë situatën bashkia dhe gjithë shtabi i emergjencave të bashkisë Kurbin është në terren i ndarë sipas zonave”, tha Cara.

Një nga zonat më të prekura është fshati Zhej, ku prurjet e mëdha nga malet kanë shkaktuar vështirësi të menjëhershme.

“Një prej zonave problematike që ne po bëjmë ndërhyrje është këtu në fshatin Zhej, për shkak të prurjeve të menjëhershme të përrenjve nga malet. Po ndërhyjmë për përhapjet”, u shpreh ajo.

Cara shtoi se ndërhyrjet po bëhen në bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse.

“Në koordinim me Bordin e Kullimit të Lezhë, po ndërhyjmë dhe me mjetet e bashkisë”, tha ajo.

Një tjetër pikë e ndjeshme është argjinatura e lumit Droj.

“Problem kemi pasur argjinaturën e lumit Droj, ku po ndërhyjmë si nga bordi edhe bashkia. Këto dy pika kanë qenë kryesore ku ka pasur ndërhyrje. Priten reshje sërish dhe situata është nën monitorim”, theksoi Cara.

Kryebashkiakja nënvizoi se prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Së pari, për ne kryesore është jeta e njerëzve dhe evakuimi i njerëzve. Fatmirësisht këtë pjesë e kemi në monitorim, nuk kemi asnjë problem me familjet. Kemi disa banesa që janë nën pushtetin e ujit, por jo problematikë e madhe”, u shpreh kryebashkiakja e Kurbinit.

Ajo shtoi se pas stabilizimit të situatës, bashkia do të nisë vlerësimin e dëmeve dhe asistencën ndaj familjeve të prekura.

“Patjetër në momentin që do mbyllim të gjitha ndërhyrjet do të fillojë pjesa e monitorimit të dëmeve dhe ndihma ndaj tyre”, shtoi Cara.

Cara theksoi se të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht.

“Në këtë moment gjithë mjetet e shtabit të emergjencave të bashkisë Kurbin, gjithë strukturat janë në këmbë dhe jemi në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë komunitetit”, përfundoi Cara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

582 vjet nga Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve

Si sot, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet…

Global 360

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

582 vjet nga Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve

Si sot, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet…