582 vjet nga Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve

Si sot, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës dhe të tërë historisë kombëtare.


Si sot, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës dhe të tërë historisë kombëtare.

Kuvendi i Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Përpara se të mblidhej kuvendi, Gjergj Kastrioti zhvilloi një sërë takimesh me bujarët shqiptarë, duke i bindur ata se vetëm duke qenë të bashkuar do t’i bënin ballë armikut të përbashkët. Në Kuvend u mblodhën përfaqësues të principatave shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi.

Çështja kryesore e thirrjes së Kuvendit ishte bashkimi i gjithë forcave në luftën kundër osmanëve.

Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes, Gjergj Kastriot Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, ku u farkëtua shpirti i arbërve dhe identiteti ynë kombëtar.

Menjëherë pas Kuvendit të Lezhës, Skënderbeu filloi të organizonte ushtrinë e Lidhjes, e cila përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato që do të mobilizoheshin në rast lufte. Forcat e përhershme u formuan nga repartet e sundimtarëve shqiptarë, sipas kuotës që u ishte caktuar Lidhja Shqiptare e Lezhës. Sigurisht që Skënderbeu kishte rreth vetes gardën personale e cila përbëhej nga personalitete të shquar të asaj kohe.
Gjendja e principatave shqiptare në vitet ’30 të shek. XV dokumentohet nga Defteri i Sanxhakut Shqiptar i vitit 1482, ku janë të regjistruara një hapësirë e madhe e tokave shqiptare.

Dalja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në krye të elitës ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Lezhës lidhet me disa faktorë. Së pari, ai i kishte të gjitha cilësitë në drejtimin e luftës. Së dyti, njihte mirë gjendjen ekonomike dhe financiare dhe ushtarake të vendit.

Arsyeja e mbajtjes së këtij kuvendi në Lezhë kishte të bënte me pozicionin gjeografik të favorshëm. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe, meqenëse Lezha ndodhej nën zotërimin venedikas, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut.

Fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre. Në kuadrin e aleancës politike, çdo sundimtar ruante autonominë e tij politike. Secili anëtar kishte të drejtë të kishte lidhje me vende jashtë Lidhjes. Ndërmjet bujarëve të Lidhjes, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i pari ndërmjet të barabartëve dhe nuk kishte të drejtë të ndërhynte në zotërimet e tyre.

Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallë mbarë shqiptare që njihet në historinë e Shqipërisë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i lidhjes dhe Komandant i pergjithshëm i saj. Nën udhëheqjen e Skënderbeut ushtria që ai organizoi, u bë një armë e fuqishme për mbrojtjen e vendit.

2 Marsi është mesazhi i bashkimit, në një, për Atdheun, që ka nevojë më shumë se kurrë t’i shikojë të gjithë bijtë e vet të ndershëm të një mendjeje e një zemre, që jetojnë e punojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e të gjithëve.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…