Wadephul: Shqipëria e vendosur drejt BE, keni mbështetjen e Gjermanisë

Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul u shpreh sot se Gjermania qëndron e vendosur pranë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.


Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul u shpreh sot se Gjermania qëndron e vendosur pranë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Wadephul zhvilloi sot një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe sfidat që vendi përballet në këtë proces.

Pas takimit, ministri Wadephul reagoi duke theksuar mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për Shqipërinë.

“Shqipëria është e vendosur fuqimisht të ndjekë rrugën jo gjithmonë të lehtë drejt BE-së. Në asnjë vend tjetër në rajon mbështetja për BE-në dhe orientimi europian nuk është aq i fortë sa është këtu.

E dashur Elisa Spiropali, ne qëndrojmë të vendosur pranë jush dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë”, shkroi Wadephul në një reagim në rrjetin social X.

Në një konferencë për shtyp Wadephul theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të institucioneve për të përmbushur standardet europiane.

Ai vuri në dukje se Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në mbështetjen e Shqipërisë gjatë gjithë procesit të integrimit, duke i ofruar vendit tonë asistencë politike dhe teknike.

Nga ana e saj, Ministrja Spiropali falënderoi homologun gjerman për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, duke shprehur optimizmin se rruga drejt BE-së do të vazhdojë me hapa të sigurt.

Ky takim vjen në një moment kur Shqipëria vijon përgatitjet për të avancuar në procesin e anëtarësimit, duke konfirmuar orientimin e vendit drejt standardeve dhe vlerave europiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

ASHSH letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

ASHSH letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar…