Salla: MBZHR, në gatishmëri të plotë për përballimin e pasojave nga reshjet intensive

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në gatishmëri të plotë për përballimin e pasojave dhe minimizimin e dëmeve nga moti i keq që pritet të përfshijë vendin në 48 orët e ardhshme.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në gatishmëri të plotë për përballimin e pasojave dhe minimizimin e dëmeve nga moti i keq që pritet të përfshijë vendin në 48 orët e ardhshme.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në takimin koordinues të thirrur nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, siguroi se të gjitha strukturat dhe mjetet janë gati për të reaguar menjëherë ndaj çdo emergjence që mund të vijë.

“MBZHR është në gatishmëri të plotë, me të gjitha drejtoritë dhe stafin, për të mbështetur përballimin e situatës në terren, veçanërisht në zonat veriore dhe jugore të Shqipërisë”, tha ministri Salla.

Ai shtoi se për zonat e jugut, si Fier dhe Vlora, ku mund të krijohen problematika në grykëderdhje, do të përdoren 16 ekskavatorë me krahë të gjatë për ndërhyrje të menjëhershme.

“Ne jemi plotësisht të angazhuar për të menaxhuar situatën dhe për të koordinuar masat me kryetarët e bashkive dhe prefektët”, tha ministri Salla.

Gjithashtu, Ministri theksoi se për zonën e veriut, në Shkodër dhe Lezhë janë në gatishmëri 8 ekskavatorë, të cilët do të përdoren në mbështetje të operacioneve emergjente për menaxhimin e situatës.

“Kemi angazhuar 8 ekskavatorë dhe jemi të koordinuar me drejtoritë përkatëse dhe hidrovorët për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv”, theksoi ai.

Kina dhe Gjermania synojnë forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë nga 25 deri më 26 shkurt. Vizita dy-ditore synon…

Global 360

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina dhe Gjermania synojnë forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë nga 25 deri më 26 shkurt. Vizita dy-ditore synon…