Rama në Bruksel për çeljen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë nesër në Bruksel në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE


Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë nesër në Bruksel në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, njoftoi sot Agjencia për Media dhe Informim.

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.

Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grup-kapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Grup-kapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (Kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (Kapitulli 12);

“Peshkimi” (Kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (Kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (Kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e Grup-kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Anglia fiton në Tiranë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K…

Global 360

Kosova fiton ndaj Sllovenisë dhe siguron “Play-offin”

Dardanët kanë shënuar fitore historike në ndeshjen e madhe luftarake në Lubjanë kundër Sllovenisë.

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Anglia fiton në Tiranë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K…