Salla: Punimet në lumin Kalasa mbrojnë 850 ha tokë bujqësore në Finiq

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më problematikë në vend për shkak të prurjeve të larta dhe rrezikut të shpeshtë të përmbytjeve.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më problematikë në vend për shkak të prurjeve të larta dhe rrezikut të shpeshtë të përmbytjeve.

Gjatë inspektimit, ministri u informua nga inxhinierët dhe autoritetet vendore se dy kaskadat kryesore mbrojtëse, ajo e Vanës dhe ajo e Shelegarit, janë përfunduar prej pesë muajsh dhe aktualisht ndodhen në fazë garancie.

Inxhinierët shpjeguan se lumi Kalasa ka një pellg ujëmbledhës prej rreth 22 mijë hektarësh dhe një prurje maksimale prej 274 m³/s, që shfaqet mesatarisht një herë në 20 vite. Për shkak të distancës së shkurtër nga zonat malore deri në shtratin e lumit, prurjet rriten brenda 30 minutash gjatë reshjeve intensive, duke krijuar rrezik të lartë për gërryerje dhe përmbytje.

Punimet mbrojtëse të kryera synojnë uljen e energjisë kinetike të ujit dhe forcimin e brigjeve, elementë thelbësorë për ruajtjen e argjinaturave që mbrojnë rreth 850 hektarë tokë bujqësore në fushën e Finiqit.

“Këto investime janë jetike për mbrojtjen e 850 hektarëve tokë bujqësore, sepse detyra jonë si ministri dhe si qeveri është të garantojmë që çdo fushë të jetë plotësisht në funksion të fermerëve. Ne duhet të sigurojmë që toka të mbillet dhe të kultivohet pa rrezik, pa probleme dhe sidomos pa përmbytje. Vetëm kështu mbështesim prodhimin vendas dhe rrisim qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale”, deklaroi ministri Salla.

Inxhinierët konfirmuan se projektet për dy kaskadat e mbetura janë gati dhe do të nisin së shpejti.

Burimi ATSH

Shqipëria drejt një sistemi modern të mbrojtjes së fëmijëve, prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shqipëria drejt një sistemi modern të mbrojtjes së fëmijëve, prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat…