Rama: Qeverisja e PS i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se korrupsionin nuk e lufton SPAK-u por vullneti i kësaj force politike që i dha pavarësinë drejtësisë dhe që mbron pavarësinë e drejtësisë edhe me koston e paguar në lëkurën e vet.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se korrupsionin nuk e lufton SPAK-u por vullneti i kësaj force politike që i dha pavarësinë drejtësisë dhe që mbron pavarësinë e drejtësisë edhe me koston e paguar në lëkurën e vet.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë, Rama u ndal te pavarësia e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin, ndërsa theksoi se çdo lloj ngacmimi që i bëhet SPAK-ut apo sistemit që lufton me korrupsionin është një ngacmim që i bën bën dëm vendit për të nesërmen.

“Kur vjen puna tek korrupsioni i nivelit më të lartë, është hera e parë nga viti 1912 që në Shqipëri luftohet pa parë majtas apo djathtas. Pavarësisht të gjitha problematikave dhe historive që janë të lidhura me një sistem drejtësie të ri, i cili ka shumë probleme sepse është një pavarësi shumë e re, por në fakt nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te mbajtja në paraburgim pa gjyq e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Mbajtja e kryetarit të bashkisë së Tiranës atje brenda pa gjyq është një kosto. Nuk hyj fare janë të drejta apo jo ato që thuhen. Ai është proces ligjor dhe gjyqësor dhe atë do ta bëjë gjyqi, por deri më sot gjyq nuk ka, por ka një njeri në burg”, tha Rama.

Sipas tij, kjo është kosto por PS as nuk bën protesta as nuk ngre zërin.

“Jo se jemi budallenj e se nuk kuptojmë e arsyetojmë, por sepse është një mendje e ndarë. Çdo lloj ngacmimi që ne i bëjmë SPAK apo sistemit që lufton me korrupsionin është një ngacmim që i bën dëm vendit për të nesërmen. Na u deshën mbi 100 vjet që të fillonte kjo luftë dhe nëse fillojmë e ngacmojmë do ta shtyjmë edhe 20 vite të tjera. Dhe duhet ta harrojmë pastaj që do të ulemi në tryezën e BE-së”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se ishte qeverisja e PS-ë që i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

“Nga viti 1912 asnjë një ministër nuk ishte marrë kurrë në pyetje nga një prokuror i pavarur. Janë pushkatuar ministra këtu por ata i pushkatoi një drejtësi jo e pavarur”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…