Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

Në “Shtëpinë e Evropës” u çel dje fushata e BE-së “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” dhe u bisedua mbi klimën “Inteligjente, e qëndrueshme, qarkulluese”.


Bashkimi Evropian po u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë nëpërmjet motos “Redukto, ripërdor, riciklo për një Shqipëri më të gjelbër,” duke shpjeguar si detyrimet, ashtu edhe përfitimet e tranzicionit të gjelbër që po zhvillohet në vend.

Në “Shtëpinë e Evropës” u çel dje fushata e BE-së “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” dhe u bisedua mbi klimën “Inteligjente, e qëndrueshme, qarkulluese”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij në këtë event u shpreh se, “Tranzicioni i gjelbër është në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Nuk është opsional për Shqipërinë – dhe as për asnjë vend tjetër”.

Ai theksoi se, “nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësim në BE, por përfaqëson edhe një mundësi të madhe për rritje të qëndrueshme dhe vende pune, si dhe është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit publik”.

“Mbrojtja e mjedisit, ndërtimi i një ekonomie rrethore dhe avancimi i veprimit për klimën janë përgjegjësi të përbashkëta, një përpjekje kolektive ku përfshihen qeveria, shoqëria civile, bizneset, mediat dhe vetë qytetarët”, theksoi Gonzato.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare Austri, Gjermani, Francë dhe Suedi po e mbështesin Shqipërinë në çdo hap, me financim, ekspertizë, praktika më të mira dhe partneritete të forta – si dhe duke ndihmuar për të informuar dhe për t’u afruar më shumë me qytetarët,” u shpreh Gonzato.

Shqipëria po përshpejton tranzicionin e saj të gjelbër përmes fushatës së financuar nga BE-ja “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër”, e nisur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në kuadër të projektit “EU4GreenGen”.

Fushata zhvillohet teksa Shqipëria avancon në negociatat për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, një ndër kapitujt më kërkues teknikisht dhe financiarisht, por njëkohësisht edhe më transformues.

Ndërsa vendi po kalon nga një model linear drejt atij ekonomik qarkullues dhe të qëndrueshëm, fushata synon të informojë bizneset mbi detyrimet dhe mundësitë e tyre, të promovojë fondet e gjelbra të BE-së dhe të nxisë sektorin privat të përshtasë praktika më miqësore me mjedisin.

Fushata tregon se reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi i materialeve dhe riciklimi i burimeve nuk janë vetëm detyrime ndaj mjedisit, por edhe zgjedhje të zgjuara për ekonominë.

Nga nëntori 2025 deri në fillim të vitit 2026, një seri aktivitetesh do të mbahen në të gjithë vendin, duke angazhuar institucionet shtetërore, bizneset, akademinë dhe të rinjtë.

Burimi ATSH

Spiropali në Mynih: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali në Mynih: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë…