Gonzato: Barazia gjinore, një nga parimet themelore të BE-së

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato foli sot për ligjin “Për barazinë gjinore”, ndërsa theksoi se barazia gjinore është një nga parimet themelore të Bashkimit Europian.

I ftuar në një studio televizive, Gonzatoi theksoi se debati që shoqëroi këtë ligj tregon domosdoshmërinë për të informuar shoqërinë shqiptare.

“Duhet t’i qasemi gjithë kësaj çështje me përulësi. Kjo ilustron nevojën për të pasur diskutime para se të vendosni një ligj në tryezë, duhet të shpjegoni se çfarë po bëni”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi se ky ligj nuk paraqet një gjini të tretë, thjesht përpiqet të garantojë barazinë mes burrave dhe grave.

“Nuk mendoj se dikush mund të thotë kjo nuk është e mirë. Unë mendoj se është themelore për t’u siguruar se kjo ndodh jo vetëm në sferën publike, por edhe atë private”, shtoi ai.

Ligji, sipas tij, garanton po ashtu mosdiskriminimin.

/Burimi ATSH

Spiropali në Mynih: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia