Balluku: 10 kulla “fast charger”, mundësohet karikimi i 20 automjeteve në 10 minuta

Gjatë aktivitetit për prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, me praninë edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi, Balluku tha se analizat tregojnë se rrjeti aktual i pikave të karikimit me energji të rinovueshme në Shqipëri është ende i kufizuar dhe i përqendruar në Tiranë duke lënë boshllëqe të mëdha në pikat hyrëse kufitare, por edhe në zonat turistike.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi sot se Shqipëria synon jo thjesht të jetë një konsumator i energjisë, por të kthehet në një eksportues neto brenda vitit 2030.

Gjatë aktivitetit për prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, me praninë edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi, Balluku tha se analizat tregojnë se rrjeti aktual i pikave të karikimit me energji të rinovueshme në Shqipëri është ende i kufizuar dhe i përqendruar në Tiranë duke lënë boshllëqe të mëdha në pikat hyrëse kufitare, por edhe në zonat turistike.

Sipas Ballukut, kuadri ligjor aktual nuk e rregullon në mënyrë eksplicite aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike duke krijuar zhvillimin e një tregu pa standarde të unifikuara.

“Energjia e blerë me 14 lekë, rishitet nga tregtarët privatë nga 40-46 lekë për kWh. Sot, në vend qarkullojnë rreth 16 mijë mjete elektrike, ndërsa ka 254 pika karikimi. Pritet që në vitet e ardhshme të ketë një konsum prej 14 milionë kWh të kësaj energjie. Kjo ka çuar në kosto të larta të disbalancave që llogariten në 1.2 milionë euro në 10 muajt e 2025”, tha ajo.

“Është miratuar një çmim standard për furnizimin e flotës së makinave elektrike prej 22 lekë për kWh. Të gjitha këto janë të vlefshme për subjektet që e ofrojnë shërbimin për efekt ekonomik”, tha Balluku.

Shërbimi “OSHEE Charge” do të ofrojë mundësinë për karikimin e automjeteve elektrike në stacione të specializuara, me një sistem të avancuar të karikimit të shpejtë që mundëson karikimin e 20 automjeteve në vetëm 10 minuta. Stacioni i parë i karikimit do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë të pikave të karikimit që do të shtrihen përtej kryeqytetit, përfshirë zona turistike dhe qytete të tjera.

Ministrja Balluku, tha se “OSHEE Charge”, do të sigurojë karikimin e mjeteve elektrike me çmime konkurruese dhe energji nga burime të rinovueshme.

“Përmes OSHEE Charge do sigurojmë çmime konkurruese, shërbim të qëndrueshëm dhe energjia do vijë nga burimet e rinovueshme. Për ndërtimin e stacionit të parë të OSHEE Charge është përzgjedhur një pikë strategjike në hyrje të Tiranës, pjesë e Tiranës së re nga TEG në drejtim të Farkës. Do ketë 10 kulla karikimi fast charger”, pohoi Balluku.

Burimi ATSH

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.