“Investor Support Days”, AIDA forcim të dialogut me investitorët e huaj

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days” (Ditët e mbështetjes së investitorëve), për të forcuar dialogun me investitorët e huaj dhe për të nxitur zgjerimin dhe riinvestimin e kompanive që operojnë në Shqipëri.

Pas suksesit të vitit të kaluar me shtete si Italia, Turqia, Hungaria, Austria, Franca, Greqia dhe Gjermania, këtë vit AIDA organizon tri tryeza: në Zvicër më 5 nëntor, në Mbretërinë e Bashkuar (UK) më 12 nëntor dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 dhjetor.

Takimet do të zhvillohen pranë zyrave të AIDA-s dhe do të bashkojnë përfaqësues të kompanive me kapital të huaj, aktorë institucionalë dhe palë të interesuara, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe besimi reciprok.

Drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, thekson se “investitorët janë partnerët tanë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe këtë rrugëtim i ftojmë ta përshkojnë me ne, duke ofruar asistencë të dedikuar dhe zgjidhje konkrete të nevojave e problematikave”.

Kjo nismë synon të krijojë një klimë biznesi të favorshme për investime afatgjata dhe të qëndrueshme në vend, në përputhje me Strategjinë Kombëtare “Shqipëria 2030”.

Burimi ATSH

Dy apartamente të konfiskuara kthehen në Qendër Emergjence për viktimat e dhunës në Tiranë

Qendra, e realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia