Ibrahimaj: Të angazhuar për klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat.

Ibrahimaj nënvizoi progresin e arritur në disa fusha, përfshirë transparencën e procedurave qeveritare, marrëdhëniet me administratën tatimore, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe lejeve, prokurimet publike, si dhe klimën politike dhe zbatimin e ligjit.

Ajo vuri gjithashtu në dukje sfidat që vazhdojnë të mbeten, si burokracia, korrupsioni, informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, si dhe çështjet e regjistrimit të pronave.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisë me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë e tregut të vetëm evropian, duke u fokusuar në standardet, ligjet dhe politikat që e bëjnë biznesin shqiptar më konkurrues.

“Duhet të bashkëpunojmë në çështje shumë të rëndësishme, që janë standardet që komuniteti i biznesit duhet të arrijë për të përfituar sa më shumë nga tregu unik evropian. Prioriteti im do të jetë bashkëpunimi me komunitetin e biznesit për maksimizimin e njohjes nga ky komunitet mbi politikat dhe ligjet që lidhen me tregun e brendshëm, me synim përafrimin e standardeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në tregun e vetëm europian”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas raportit të FIAA-s, bizneset kanë shënuar përmirësime të dukshme në fusha kyçe, si transparenca e procedurave (+16 pikë), marrëdhëniet me administratën tatimore (+9 pikë) dhe thjeshtimi i licencave e lejeve (+10 pikë). Megjithatë, ministrja nënvizoi se sfida si burokracia, korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbeten prioritete të agjendës qeveritare.

Burimi ATSH

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…