Fjalimi i Xi Jinping-ut në fazën e parë të Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut

Të premten paradite u mbajt në Gyeongju të Koresë së Jugut faza e parë e Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë takim dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm me titull “Ndërtimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe të hapur të Azi-Paqësorit”. Në vijim është i plotë teksti i këtij fjalimi


Të premten paradite u mbajt në Gyeongju të Koresë së Jugut faza e parë e Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë takim dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm me titull “Ndërtimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe të hapur të Azi-Paqësorit”. Në vijim është i plotë teksti i këtij fjalimi.

I nderuar Presidenti Lee Jae-myung,

Të nderuar kolegë,

Është një kënaqësi e madhe për mua që gjendem në Gyeongju, një qytet i njohur historik dhe kulturor në Korenë e Jugut, për të diskutuar me të gjithë ju planin e rëndësishëm për zhvillimin e Azi-Paqësorit. Falënderoj Presidentin Lee Jae-myung dhe qeverinë e Koresë së Jugut për përgatitjet e tyre të kujdesshme.

Për më shumë se 30 vjet që nga themelimi i tij, APEC-u e ka udhëhequr rajonin e Azi-Paqësorit në pararojë të zhvillimit të hapur global, që nga hartimi i planit për Zonën e Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit deri te promovimi i ndërtimit të Bashkësisë së Azi-Paqësorit, duke e ndihmuar Azi-Paqësorin të bëhet rajoni më dinamik në ekonominë botërore.

Aktualisht, bota po përjeton një transformim që ndodh një herë në një shekull me një ritëm të përshpejtuar, situata ndërkombëtare po bëhet më e trazuar e më komplekse dhe zhvillimi i rajonit të Azi-Paqësorit po përballet me faktorë më të shumtë paqëndrueshmërie e pasigurie. Sa më të trazuara të jenë kohërat, aq më shumë duhet të qëndrojmë së bashku. Duhet t’i qëndrojmë me këmbëngulje misionit fillestar të APEC-ut për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve, për të mbështetur parimin e ndarjes së mundësive dhe për të arritur përfitimet e përbashkëta nëpërmjet zhvillimit të hapur, për të çuar përpara globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe për të ndërtuar një Bashkësi të Azi-Paqësorit. Për këtë, unë do të doja të paraqisja pesë propozime:

Së pari, ne duhet të mbështesim së bashku sistemin tregtar shumëpalësh. Duhet të zbatojmë multilateralizmin e vërtetë dhe të rrisim autoritetin dhe efektivitetin e sistemit tregtar shumëpalësh me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb. Duhet t’i përmbahemi drejtimit të duhur të reformës së Organizatës Botërore të Tregtisë, të mbështesim parimet themelore të trajtimit të kombit më të favorizuar dhe mosdiskriminimit, të promovojmë modernizimin e rregullave ekonomiko-tregtare ndërkombëtare, si edhe të mbrojmë më mirë të drejtat dhe interesat e ligjshme të vendeve në zhvillim.

Së dyti, duhet të krijojmë së bashku një mjedis ekonomik rajonal të hapur. Duhet të vazhdojmë të promovojmë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, të thellojmë bashkëpunimin në fushën financiare dhe të vijojmë të çojmë përpara procesin e integrimit ekonomik rajonal. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë e paraqitura nga zbatimi me cilësi të lartë i Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) dhe zgjerimi i Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit (CPTPP) për të promovuar përparimin dhe integrimin e ndërsjellë, duke mbledhur kështu vrull dhe forca për ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit


Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në fazën e parë të Takimit të 32-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm, më 31 tetor, në Gyeongju të Koresë së Jugut./Foto nga Xinhua

Së treti, ne duhet të ruajmë së bashku qëndrueshmërinë dhe funksionimin e lirshëm të zinxhirëve industrialë e furnizues. Duhet t’i përmbahemi parimit të “bashkimit të duarve” në vend të “shkëputjes së duarve”, “zgjerimit të zinxhirëve” në vend të “thyerjes së zinxhirëve”, duke kërkuar në mënyrë aktive më shumë pika bashkimi të interesave dhe duke mbështetur zhvillimin e hapur të zinxhirëve të furnizimit. Duke marrë si mundësi 10-vjetorin e Planit të Ndërlidhjes të APEC-ut, duhet të forcojmë vazhdimisht ndërlidhjen e fortë, ndërlidhjen e butë dhe ndërlidhjen e zemrave, duke konsoliduar më tej themelet për zhvillimin e hapur në rajonin e Azi-Paqësorit.

Së katërti, ne duhet të promovojmë së bashku tregtinë digjitale e të gjelbër. Duhet ta shfrytëzojmë plotësisht rolin e teknologjisë digjitale në promovimin e tregtisë ndërkufitare dhe do të çojmë përpara bashkëpunimin konkret në fusha të tilla si tregtia pa letër, doganat inteligjente etj. Ne duhet të shembim pengesat ndaj tregtisë së gjelbër dhe do të zgjerojmë bashkëpunimin në industritë e gjelbra, energjinë e pastër dhe mineralet e gjelbra. Rrjeti i Portit Elektronik Model i Azi-Paqësorit dhe Rrjeti i Zinxhirit të Gjelbër të Furnizimit, të propozuar nga Kina në APEC, janë bërë platforma të rëndësishme për bashkëpunim rajonal në tregtinë digjitale e të gjelbër.

Së pesti, ne duhet të promovojmë së bashku zhvillimin gjithëpërfshirës e të barabartë. Duhet t’i përmbahemi filozofisë së zhvillimit të përqendruar te njerëzit, të bëjmë përpjekje për trajtimin e problemit të zhvillimit të pabalancuar dhe të promovojmë një globalizim ekonomik më gjithëpërfshirës e të vazhdueshëm, që u sjell më shumë dobi të gjithë popujve në rajon. Kina do të bashkëpunojë me të gjitha palët për të promovuar ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë “Një brez, një rrugë”, për të mbështetur më shumë vende në zhvillim në arritjen e modernizimit dhe për të çelur hapësira të reja për zhvillimin global. Kina ka ofruar trajtim me tarifa zero për 100 % të produkteve nga vendet më pak të zhvilluara që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me të dhe është e gatshme të zbatojë masa të tarifave zero për 100 % të produkteve nga vendet afrikane me të cilat ka marrëdhënie diplomatike, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve të marrëdhënieve të partneritetit të përbashkët ekonomik, për zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët me të gjitha vendet.

Të dashur kolegë!

Kina i është përmbajtur gjithmonë politikës së saj themelore kombëtare të hapjes ndaj botës së jashtme dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për të promovuar krijimin e një ekonomie botërore të hapur. Gjatë pesë vjetëve të fundit, tregtia e mallrave dhe tregtia e shërbimeve e Kinës janë renditur përkatësisht në vendin e parë dhe të dytin në nivel global, dhe Kina ka tërhequr mbi 700 miliardë dollarë amerikanë investime të huaja, ndërsa norma mesatare vjetore e rritjes së investimeve kineze jashtë vendit e tejkalon 5 %. Lista negative e Kinës për hyrjen e investimeve të huaja ka vazhduar të zvogëlohet, heqja e njëanshme e vizave ka vazhduar të zgjerohet dhe hapja e pavarur dhe e njëanshme është zgjeruar në mënyrë të rregullt. 22 zonat e tregtisë së lirë janë përshtatur në mënyrë proaktive me rregullat ekonomike-tregtare ndërkombëtare me standarde të larta. Dera e hapur e Kinës ndaj botës nuk do të mbyllet, por do të hapet edhe më shumë.

Jo shumë kohë më parë, plenumi i 4-t i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës miratoi rekomandimet për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar. Kina do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të thelluar më tej reformat në mënyrë gjithëpërfshirëse, për të zgjeruar pa lëkundje hapjen në nivel të lartë dhe për të ofruar vazhdimisht mundësi të reja për rajonin e Azi-Paqësorit dhe botën me arritjet e reja të modernizimit të stilit kinez.

Faleminderit!

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike…