Gonzato: Vetingu të përfundojë deri në qershor, sulmet ndaj ONM të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, gjatë vizitës që zhvilloi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), ku edhe u takua me kryetarin Sokol Çomo, theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vetingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.

Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është drejt fundit, me më pak se tetë muaj të mbetur deri në përfundimin e tij në qershor 2026.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, gjatë vizitës që zhvilloi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), ku edhe u takua me kryetarin Sokol Çomo, theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vetingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë theksoi se “vetingu mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Zyra e delegacionit të BE-së, nënvizoi gjithashtu se qëndron fort në mbështetje të procesit të vetingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

“Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi”, theksoi BE.

Marrë nga ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia