Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Kreshnik Bajraktarin në detyrën e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke vlerësuar transformimin e këtij institucioni në vite dhe sfidat për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Kreshnik Bajraktarin në detyrën e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke vlerësuar transformimin e këtij institucioni në vite dhe sfidat për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Balluku vlerësoi profesionalizmin dhe eksperiencën e drejtorit të ri, Kreshnik Bajraktari, inxhinier mekanik me karrierë të gjatë në transportin publik dhe menaxhimin e strukturave infrastrukturore, i cili më parë ka drejtuar Portin e Durrësit. Ajo e cilësoi Bajraktarin si një drejtues të ndërgjegjshëm dhe mbështetës, që do të vijojë misionin për modernizimin e mëtejshëm të transportit rrugor në vend.

Nga ana e tij, Bajraktari e konsideroi një privilegj të veçantë drejtimin e një institucioni me peshë publike, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Zv.kryeministrja Balluku theksoi se para reformës, qytetarët përballeshin me vonesa dhe burokraci, ndërsa aplikimet për leje drejtimi zgjatnin javë të tëra dhe shpesh mbështeteshin në njohje personale.

Ajo nënvizoi se ndryshimi rrënjësor i strukturës dhe filozofisë së punës e ka kthyer DPSHTRR-në në një model inovacioni, që prej vitit 2019 ka sjellë shërbime më të shpejta dhe më cilësore në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Ministrja kujtoi se në vitet 2019–2020 u ndërmor një investim i plotë në arkiva, duke i shpëtuar ato nga degradimi, si në rastin e Fierit dhe Laçit, dhe u nis një proces transformimi që përfshiu modernizimin e infrastrukturës, hapjen e zyrave të reja të shërbimit dhe afrim të tyre me qytetarin.

Një tjetër arritje, tha Balluku, ishte procesi i çregjistrimit të automjeteve jashtë përdorimit dhe krijimi i shërbimeve të reja, përfshirë nismën “Retro”, e cila ka kthyer pasionin për automjetet klasike në një pjesë të trashëgimisë kulturore.

“Sot DPSHTRR ka 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin, me një dyfishim të mbulimit territorial dhe rritje të ndjeshme të eficiencës”, deklaroi Balluku.

Sipas Ballukut, krahasuar me vitin 2018, sot ofrohen 425 mijë shërbime më shumë, ose 9 herë më shumë në total, duke kursyer 21 milionë kilometra udhëtim për qytetarët, 1,4 milionë litra karburant dhe 260 milionë lekë shpenzime.

Ajo vlerësoi qendrat moderne të trajnimit të drejtuesve të mjeteve në Vlorë dhe Fushë-Prezë si modele me standarde europiane, të vizituara nga rreth 25 mijë qytetarë çdo vit, ndërsa vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 12 mijë pjesëmarrës.

Në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, ministrja theksoi se është vënë në zbatim një proces rigoroz për rikualifikimin e drejtuesve të mjeteve që humbasin të gjitha pikët e patentës, ku vetëm 13,4% e 2359 riregjistrimeve kanë kaluar testin, duke garantuar kthimin në qarkullim vetëm të drejtuesve të disiplinuar.

Një tjetër fushë ku është arritur progres i dukshëm, sipas Ballukut, është kontrolli teknik i automjeteve.

Balluku kujtoi se dikur sistemi i kolaudimit, i dhënë me koncesion, ishte i padrejtë dhe i pastrukturuar, ndërsa sot, pas vendimit që përgjegjësia t’i kalonte DPSHTRR-së, procesi është bërë transparent, i standardizuar dhe pa nevojë për ndërhyrje apo njohje personale.

Ajo theksoi se nga viti 2020 deri në 2025, rreth 1,6 milionë mjete kanë kryer kolaudimin, ndërsa gati 500 mijë janë refuzuar për mospërmbushje të kushteve teknike.

Balluku vuri në dukje se digjitalizimi i shërbimeve është një tjetër hap i rëndësishëm në përmirësimin e aksesit të qytetarëve, duke shkurtuar burokracinë dhe kohën e pritjes.

Ajo theksoi se synim mbetet ofrimi i shërbimeve transparente dhe të shpejta, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa kuadri ligjor dhe Kodi Rrugor po përshtaten me rregullat e BE-së.

Burimi ATSH

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…