Gonxhja: Mundësi të reja bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në turizëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me kryetaren e Grupit të Punës për Turizmin në Dhomën e Tregtisë të Abu-Dabit, Shaikha Nasser Al Nowais.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me kryetaren e Grupit të Punës për Turizmin në Dhomën e Tregtisë të Abu-Dabit, Shaikha Nasser Al Nowais.

Shaikha Al Nowais, e njohur si një lidere e shquar në fushën e turizmit dhe mikpritjes globale, ka një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike. Si kryetare e grupit të punës për turizmin, ajo ka kontribuar në forcimin e bashkëpunimeve strategjike dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar.

E përzgjedhur për të marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Turizmit në “UN Tourism” duke filluar nga janari 2026, Al Nowais përfaqëson një vizion të ri global për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Takimi u fokusua në mundësitë për të riformësuar turizmin global përmes qëndrueshmërisë, inovacionit dhe përfshirjes ekonomike, si dhe në hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e turizmit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja takon CEO-n e ETHARA: “Auto Moto Park Albania”, qendër rajonale për sportet motorike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së tij në Abu-Dabi, zhvilloi një takim me Saif Rashid…

Global 360

Kurti nuk i siguron votat për formimin e Qeverisë së re

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja takon CEO-n e ETHARA: “Auto Moto Park Albania”, qendër rajonale për sportet motorike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së tij në Abu-Dabi, zhvilloi një takim me Saif Rashid…