“The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage

Duke vizituar Chatham House për një samit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer-it për progresin e bërë në luftën kundër imigracionit të paligjshëm.


Kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësoi ashpër çështjen Brexit duke kritikuar gjithashtu teatralitetin e Nigel Farage-it, shkruan faqja e njohur britanike thelondoneconomic.com.

Duke vizituar Chatham House për një samit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer-it për progresin e bërë në luftën kundër imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri Rama deklaroi se ”bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm po funksionon në mënyrë fantastike” dhe, sipas tij, është gjithashtu “i qëndrueshëm”, raporton ”Mirror”.

Rama theksoi se është e lehtë për njerëz si Farage të jenë kritikë, duke deklaruar se “ne kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës”.

Rama e quajti udhëheqësin reformist një “pasqyrë të problemeve që ka një aftësi të caktuar teatrale për të qenë tërheqës”.

Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të ashpër të ndikimit që Brexit ka pasur në Britaninë e Madhe.

”Brexit u paraqit si një mënyrë për të kontrolluar imigracionin, por që në fakt pati efektin të kundërt. Disa i quajnë ato anije të vogla, të tjerë i quajnë anije të Brexit-it. Dhe njerëzit pyesin veten pse e latë Evropën”, theksoi Rama.

”E latë Evropën sepse donit më pak anije dhe tani keni më shumë”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…