Gjiknuri: Të hapur për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri u shpreh sot se Partia Socialiste është e hapur për të diskutuar lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor.


Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri u shpreh sot se Partia Socialiste është e hapur për të diskutuar lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një prononcim për mediet pas ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri foli për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa u shpreh se “çdo gjë është në tavolinë”.

“Herën e fundit ne e ndryshuam sistemin zgjedhor bazuar kryesisht në kërkesat e PD-së, sepse edhe ndryshimi i formulimit dhe përbërjes së listës zgjedhore, një pjesë të mbyllur, një pjesë të hapur, është pjesë e sistemit zgjedhor. Ne jemi të hapur për të gjykuar çfarë do të jetë varianti më i mirë”, tha ai.

Por, sipas Gjiknurit, “kjo lidhet edhe me Reformën Territoriale”.

“Nëse do të ketë Shqipëria një ndarje tjetër politiko-administrative, natyrshëm sistemi zgjedhor do të reflektojë edhe atë ndarje”, tha ai.

I pyetur nëse do të preket edhe KQZ nga depolitizimi i komisioneve zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se nuk ka ndonjë opinion sidomos lidhur me çështjet e KQZ-së, por depolitizimi i administratës zgjedhore ka qenë një kërkesë e kahershme e PD-së.

“Mundësitë janë. Ne kemi arritur një formulë kompromisi në vitin 2020 me PD-në, fatkeqësisht nuk u realizua, por kemi një bazë të mirë solide. Ndërsa KQZ në vetvete është një organ në dukje i depolitizuar. Anëtarët e saj nuk hiqen dhe emërohen nga partitë politike, kanë një mandat të përcaktuar në ligj, kështu që puna e tyre funksionon në mënyrë të pavarur. A ka influenca politike? Patjetër, çdo institucion mund të ketë, por e rëndësishme është që çdo vendimmarrje të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Gjiknuri siguroi se do të bëj çmos dhe do të punojë intensivisht që komisioni të jetë gjatë gjithë kohës i mbledhur dhe nëse ka konsensus Reforma Zgjedhore mund të arrihet edhe më shpejt se afati 9-mujor i punës së komisionit.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.