Rama: Muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës, një udhëtim mes traditës dhe mikpritjes shqiptare

Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia e Lezhë së bashku me gjithë banorët dhe bujtinat e fshatit kanë hapur dyert për të mikpritur të gjithë me shprehjen: “Mirë se ju ka pru Zoti”.


Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia e Lezhë së bashku me gjithë banorët dhe bujtinat e fshatit kanë hapur dyert për të mikpritur të gjithë me shprehjen: “Mirë se ju ka pru Zoti”.

“Shtegu i poezisë Fishtjane”, është një udhëtim magjik përmes fjalës së At Gjergj Fishtës, ku i gjithë fshati Fishtë hap dyert e shtëpive dhe bujtinave për të pritur miqtë, vizitorë dhe të apasionuar pas poezisë dhe gastronomisë tradicionale.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale videomesazhin e banorëve të fshatit Fishtë nga ku, muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës kthehet në një udhëtim poetik mes traditës, vargjeve dhe mikpritjes shqiptare.

Shtegu fillon pranë shtëpisë ku ka banuar At Gjergj Fishta, tek memoriali, bujtina, ferma, restorante apo dhe shtëpi të fishtjanëve. Gjatë këtij itinerari mund të lexosh me qindra vargje të Homerin shqiptar.

Gjatë gjithë shtegut të shoqëron mikpritja e banorëve dhe bujtinave duke ofruar prodhime tradicionale vendase dhe ky udhëtim poetik e shpirtëror vijon përgjatë bukurive të fshatit.

Poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe publiçisti At Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

Shkrimtari i madh që u la shqiptarëve veprën madhështore “Lahuta e Malcisë”, lindi më 23 tetor të vitit 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës.

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’, prozator, poet, përkthyes; “Militant i letërsisë shqipe” – cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqrem Çabej.

Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…