“Ligjet” miratojnë projektrezolutat për gjashtë institucione

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike si dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtuan sot projekt-rezolutat e vlerësimit të veprimtarisë së gjashtë institucioneve të pavarura për gjatë vitit 2024.


Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike si dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtuan sot projekt-rezolutat e vlerësimit të veprimtarisë së gjashtë institucioneve të pavarura për gjatë vitit 2024.

Gjatë mbledhjes së komisioneve, konkretisht u lexuan rekomandimet e Kuvendit për: veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit; Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil; Departamentit të Administratës Publike. Komisionit të Prokurimit Publik.

Pas përfundimit të rekomandimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se “të gjitha këto rezoluta janë shumë poshtë nivelit të asaj që duhet të ishte detyra e parlamentit për t’u treguar këtyre institucioneve se çfarë duhet të bëjnë”.

“Janë rezoluta që nuk janë në përputhje”, tha Bylykbashi.

“Këto rezoluta vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk thonë të gjithë të vërtetën e rëndë që është aty”, tha Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij Bylykbashi iu referua raportit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Ka një fill që i bashkon të gjithë këto rezoluta dhe ajo që i lidh bashkë, është raporti i OSBE-ODIHR që ka dalë dje. Të gjitha këto institucione, për të cilat do të diskutojmë, janë pjesë e atij raporti, të cilat janë me kritikë të pastër.

“Roli i Prokurorisë në zgjedhje, është në përkeqësim, në vazhdim, në ngritje i problemit, e njëjta gjë për SPAK dhe KLP. E njëjta në lidhje me shërbimin Civil, qoftë me Komisionerin, qoftë me raportimin e DAP, të gjitha këto i gjeni jo me fraza të përgjithshme. Niveli i detajit në raportin e OSBE-ODIHR është i jashtëzakonshëm, për krimin zgjedhor, pa bërë diferencë, duke përfshirë atë që i takon Prokurorisë së Përgjithshme dhe atë që i takon SPAK. Për përdorimin e burimeve shtetërore, qoftë si administratë publike qoftë si shërbim civil dhe fondet e shtetit nëpërmjet tenderimit. Të gjitha janë aty”, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi shtoi se gjatë raportimeve është bërë një përpjekje për të shtuar pjesën e vlerësimit të punës që bëri taskforca.

Por, sipas tij, një nga gjërat që provoi raportimi i institucioneve “me të dhëna me shifra, duke përfshirë dështimin e sistemeve, nga i drejtësisë, tek menaxhimi fondeve publike, tek menaxhimi i burimeve njerëzore të shtetit. Është ngritur taskforcë që ka dështuar në mënyrë masive”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Elezi, tha se raportet e institucioneve janë të vitit 2024 dhe se nuk duhet përfshirë diskutimi me raporte që kanë dalë dje.

“Në raportin e OSBE-ODIHR, përmendet vetëm SPAK dhe asnjë institucion tjetër që ju cituat. Për SPAK thuhet se është ngritur një platformë online që mund të bëhen denoncime dhe e vlerëson si hap pozitiv. Kjo mbetet dhe pjesë e Komisionit nëse përfshihen dhe raportet e këtij viti si rekomandim”, tha Elezi.

Në përfundim të mbledhjes së përbashkët u miratuan të gjithë projektrezolutat për vitin 2024, për veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit; Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil; Departamentit të Administratës Publike. Komisionit të Prokurimit Publik, të cilat më pas do të diskutohen në seancën e ardhshme plenare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kina miraton Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit

Organi ligjvënës kombëtar i Kinës votoi të premten për ta caktuar 25 tetorin si Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…