Kumbaro: Vëmendje më të shtuar ndaj programeve që nxisin aktivitetet kreative të nxënësve

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të Fierit dhe të Zyrave Arsimore Vendore, ku e vuri theksin tek disa prej prioriteteve të vitit shkollor dhe veçanërisht për vëmendje më të shtuar ndaj programeve që nxisin aktivitetet kreative, artistike dhe frymën në komunitet, siç është programi “Art dhe Zeje”.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të Fierit dhe të Zyrave Arsimore Vendore, ku e vuri theksin tek disa prej prioriteteve të vitit shkollor dhe veçanërisht për vëmendje më të shtuar ndaj programeve që nxisin aktivitetet kreative, artistike dhe frymën në komunitet, siç është programi “Art dhe Zeje”.

Në fjalën e saj, Kumbaro tha se viti shkollor ka nisur me një sërë masash të reja duke filluar që nga zbatimi i Kodit të Etikës për mësuesit, me rregullin e rreptë të mospërdorimit dhe mosmbajtjes së celularëve nga nxënësit gjatë orës së mësimit.

Ky rregull sipas Kumbaros, edhe pse ka qenë, nuk u zbatua me aq rigorozitet. “Udhëzimi i ministrit këtë vit në mënyrë taksative e ndalon përdorimin e telefonit gjatë orës së mësimit”, shtoi ajo

Kumbaro theksoi se “kemi edhe programet e reja që kanë të bëjnë në radhë të parë me shpërndarjen gjithmonë e më të madhe nëpër shkolla të teknologjisë, për të cilën tashmë kemi nisur edhe kurrikulat e reja për klasat e para të dyta, të treta dhe të katërta. Gjithashtu edhe shpërndarjen e teksteve dhe manualeve të përdorimit si për mësuesit dhe për fëmijët”.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se “kemi filluar të përgatitemi për kurrikulat e reja për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë, me të cilat praktikisht fillojmë rinovimin sidomos për disa lëndë që janë lëndë me karakter kombëtar siç është për shembull lënda e edukatës qytetare, që do të duhet ta sjellim në vëmendje siç e kemi pasur, për të mos e konsideruar lëndë dytësore”.

Të rëndësishme janë edhe disa aktivitete, vijoi Kumbaro, të cilat vërtet nuk janë brenda kurrikulës qendrore, por janë kaq të rëndësishme dhe të cilat do t’i vëmë prioritet si programi “Art dhe zeje”, programi “Qendër komunitare” dhe “Bëjmë detyrat e shtëpisë’”

“Janë iniciativa që Ministria e Arsimit në 10 vitet e fundit i ka iniciuar për dy qëllime: e para për të krijuar brenda shkollës një frymë që shkon përtej detyrimit, disiplinës, asaj që shihet paksa si disiplinë. Por edhe për të krijuar një frymë ku komuniteti, familjet, aktorë të tjerë lokalë siç mund të jenë bashkitë apo bizneset të kthehen dhe të bëhen bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të shkollës. Programi ‘ekipet sportive’ ka qenë një nga programet e suksesshme të kësaj natyre”, nënvizoi Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se “sinergjia e mirë, komunikimi dhe përkushtimi do të jenë udhërrëfyesit në realizimin e pritshmërive dhe përmbushjes së këtyre detyrave që për ne janë mision”.

Drejtoria rajonale e Fierit është një nga drejtoritë më të zgjeruara dhe me një territor në 6 bashki dhe ka 13 zyra arsimore për të tre qarqet Fier, Gjirokastër dhe Vlorë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…