Celibashi: Partitë politike të angazhohen për të përfunduar reformën zgjedhore brenda vitit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se “partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti”.

Celibashi reagoi pas publikimit të raportit përfundimtar të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një deklarate për shtyp, Celibashi u shpreh se do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, “gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet ‘gjykatësit të zgjedhjeve’ nuk kanë ndonjë dobi”.

“Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë”, u shpreh Celibashi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia