“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.


Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.

Në kuadër të “Muajit të Librit”, Biblioteka Publike “Qemal Baholli” po zhvillon një sërë aktivitetesh të cilat po e kthejnë këtë muaj në një festë të dijes dhe të kulturës. Në mjediset e bibliotekës janë organizuar takime me autorë vendas e të rinj të dhënë pas letërsisë, promovime librash, lexime publike dhe bashkëbisedime me lexues, të cilat kanë sjellë më pranë komunitetit botën e librit dhe të fjalës së shkruar.

Një ndër veprimtaritë më të fundit ishte vizita e nxënësve të shkollës “Jorgji Dilo” në Bibliotekën “Qemal Baholli”. Fëmijët u njohën nga afër me këtë institucion të rëndësishëm kulturor, që hapi dyert për herë të parë në vitin 1935 dhe që sot numëron mbi 200,000 vëllime librash dhe periodikësh, duke mbetur një nga pasuritë më të çmuara të qytetit të Elbasanit.

Aktivitetet synojnë nxitjen e dashurisë për leximin dhe librin, si dhe të krijojnë një hapësirë të gjallë kulturore, ku qytetarët e çdo moshe mund të shprehen, të frymëzohen dhe të shkëmbejnë ide.

Bashkia Elbasan u shpreh në mbështetje të çdo nisme që promovon kulturën, artin dhe leximin, duke e konsideruar Bibliotekën “Qemal Baholli” një qendër të rëndësishme të jetës kulturore dhe intelektuale të qytetit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…