Kumbaro: Aplikimet për kreditë studentore përmes portalit “e-Albania” deri më 5 nëntor

Studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë publik mund të përfitojnë nga skema mbështetëse e kreditimit studentor duke aplikuar përmes platformës e-Albania.


Studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë publik mund të përfitojnë nga skema mbështetëse e kreditimit studentor duke aplikuar përmes platformës e-Albania.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se studentët kanë afat për të aplikuar deri më 5 nëntor.

“Ministria e Arsimit ka krijuar një mekanizëm lehtësues për të gjithë studentët që kanë nevojë të mbështeten financiarisht në mbulimin e kostove të studimeve. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për kredi studentore deri në datën 5 nëntor, online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për Kredi Studentore””, tha Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se “studentët nuk kanë pse të sakrifikojnë studimet e tyre për shkak të kostove, kur ka zgjidhje”.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë fton studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, të cilët nuk janë subjekt i përfitimeve prej akteve të tjera, që mbështesin studentin me bursa, mbështetje financiare apo përjashtime nga tarifat, dhe nuk ndjek një program të dytë studimi, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve.

Kostoja e studimeve përfshin, tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës, e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me VKM nr. 113 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.

Studentët mund të aplikojnë deri më 5 nëntor nëpërmjet portalit “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme.

Studentët duhet të ngarkojnë këto dokumente; vërtetim që studenti është regjistruar dhe studion në një institucion të arsimit të lartë (dokument orgjinal), vërtetim notash dhe dëftesë pjekurie.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet arkëtuan 453,4 miliardë lekë në 2025-ën, rritje 12,5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet arkëtuan 453,4 miliardë lekë në 2025-ën, rritje 12,5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur…