BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së

Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025.


Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025.

Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99,3 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e bërë Shqipërinë zbatuesen më të mirë në rajon për këtë periudhë raportimi.

Pagesa, e cila u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma të qëndrueshme strukturore në fusha kyçe si energjia, digjitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik.

Fondet do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur më tej rritjen ekonomike dhe për të forcuar institucionet publike.

Konkretisht: 46,2 milionë euro janë dhënë si hua e kredituar drejtpërdrejt në Thesar për zbatimin e reformave dhe 54,1 milionë euro (përbërë nga 28,5 milionë euro në grante dhe 24,6 milionë euro në kredi) kanalizohen përmes Kornizës së BE-së për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF) për të mbështetur projektet e zhvillimit të infrastrukturës.

“Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Agjendës së Reformave dhe Rritjes dhe BE-ja po përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që ka ndërmarrë Shqipëria për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj. Nisma të tjera të Planit të Rritjes po japin gjithashtu rezultate: sistemi bankar i Shqipërisë ka miratuar standardet SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve për qytetarët, ndërsa vitin e ardhshëm do të përfundojmë instalimet falas Wi-Fi në të gjitha bashkitë dhe do të eliminojmë tarifat roaming mes BE-së dhe Shqipërisë”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Rezultatet e para të Instrumentit për Reforma dhe Rritje përfaqësojnë një tregues të rëndësishëm se si mekanizmi i ri i BE-së po zbatohet në praktikë në Shqipëri. Ato demonstrojnë forcimin e kapaciteteve të planifikimit, raportimit dhe zbatimit, rritjen e transparencës institucionale dhe efikasitetin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Komisionit Evropian – të gjithë elementë thelbësorë të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Eridana Cano, Koordinatore Kombëtare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje në Shqipëri.

Instrumenti për Reforma dhe Rritje funksionon me një cikël raportimi gjashtëmujor. Shqipëria do ta paraqesë raportin e saj të ardhshëm në fillim të vitit 2026, duke ofruar prova të reformave të zbatuara mes qershorit dhe dhjetorit 2025. Komisioni Evropian do të vlerësojë më pas progresin dhe masat e arritura plotësisht do të merren në konsideratë për disbursimin e ardhshëm në kuadër të Instrumentit, planifikuar për pranverën e vitit të ardhshëm.

Rreth Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nismë e ndërmarrë nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe për t’u sjellë qytetarëve përfitimet e integrimit evropian edhe para anëtarësimit.

Ai kombinon stimujt e reformave me mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për rajonin dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë për periudhën 2024–2027.

Plani mbështet integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe siguron fonde përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, bazuar në progresin e partnerëve në zbatimin e reformave të miratuara në fusha të tilla si tranzicioni i energjisë, digjitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me…