Reforma Zgjedhore, Celibashi: Të parashikohen rregullat për financimin e partive nga palët e treta

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike, organizimi i fushatës zgjedhore edhe online e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike, organizimi i fushatës zgjedhore edhe online e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.

Reforma zgjedhore ishte temë e një prej tre paneleve të konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi.

Të ftuarit në këtë panel sollën në vëmendje aspektet kryesore ku kërkohen ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

Në këtë drejtim, Celibashi u ndal te financimi i partive politike dhe subjekteve zgjedhore nga palët e treta.

“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt”, tha Celibashi.

Lidhur me organizimin e fushatës zgjedhore, Celibashi u shpreh se në Kodi Zgjedhor aktual rregullat për fushatën zgjedhore përcaktohen vetëm në jetën tradicionale. “Nuk ka asgjë për sa i përket rrjeteve sociale, fushatës online apo përmes internetit etj”, shtoi ai.

Po ashtu, Celibashi theksoi se duhet të vendoset çfarë do të bëhet me votimin elektronik, nëse do ta zgjerohet apo jo.

Ndërkohë Celibashi theksoi se Kolegji Zgjedhor e ka mbyllur misionin e tij dhe nuk ka pse të jetë më si strukturë.

Një tjetër aspekt i evidentuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është ai që ka të bëjë me garantimin e mundësisë për të votuar për personat në pamundësi për të dalë nga banesa.

“Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha ai.

Këtu Celibashi theksoi se duhet zgjidhur dhe mundësia për të votuar e kategorive të ndryshme që ditën e zgjedhjeve janë në detyrë si punonjësit e Policisë së Shtetit apo përfaqësuesit e medies.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gjinari, destinacioni i preferuar dimëror i vizitorëve

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, që këto…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gjinari, destinacioni i preferuar dimëror i vizitorëve

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, që këto…