Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot kërkesën e dy partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025.

KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
Po ashtu, sot u miratua edhe sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.
Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025, rezulton se numri i zgjedhësve për pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhje është 334,559 zgjedhës.
Referuar Kodit Zgjedhor, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve në pesë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohen është 335,199 fletë votimi.
Gjithashtu, Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 9 nëntor 2025.
Burimi ATSH