Gonxhja: Forcojmë partneritetin me Turqinë në kulturë, turizëm dhe trashëgimi

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Dr. Serdar Çam gjatë samitit ekonomik Shqipëri-Turqi.


Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Dr. Serdar Çam gjatë samitit ekonomik Shqipëri-Turqi.

Gonxhja tha se gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës, turizmit dhe trashëgimisë.

Sipas Gonxhes, në panelin e përbashkët me temë “Turizmi i së nesërmes: Investime për një destinacion elitar”, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi nxitjen e bashkëpunimeve strategjike, promovimin e modeleve të qëndrueshme të zhvillimit turistik dhe rritjen e cilësisë së ofertës turistike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gonxhja theksoi se “ky samit shënon një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri–Turqi dhe në krijimin e mundësive të reja për investime të ndërsjella që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në afirmimin e turizmit si një urë bashkëpunimi ndërkulturor”.

Tirana mirëpriti sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili u organizua nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ky forum i nivelit të lartë mblodhi mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja…