Balluku: Shqipëria, destinacion strategjik për investime me kuadër fiskal të favorshëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, ku merr pjesë edhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi bashkëpunim të ngushtë dhe besim të fortë, duke i hapur njëra-tjetrës dyert e mundësive për investime dhe zhvillim.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, ku merr pjesë edhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi bashkëpunim të ngushtë dhe besim të fortë, duke i hapur njëra-tjetrës dyert e mundësive për investime dhe zhvillim.

Ajo nënvizoi se shqiptarët dhe turqit kanë ecur krah për krah dhe ky forum është një hap i rëndësishëm për të fuqizuar më tej këtë partneritet.

Shqipëria, pavarësisht sipërfaqes së vogël prej 28 mijë kilometrash katrorë, tha ajo, ofron një treg dinamik dhe shumë mundësi investimi në sektorë të ndryshëm si turizmi, energjia, teknologjia, bujqësia dhe industria.

Balluku theksoi se vendi është një destinacion i ri për bizneset, me një kuadër fiskal shumë të favorshëm që përfshin përjashtime dhe lehtësira tatimore për investitorët.

Në sektorin e teknologjisë dhe prodhimit të softuerit, tha ajo, aplikohet tatimi mbi fitimin prej vetëm 5% ose përjashtim 15-vjeçar për bizneset që operojnë në parqet teknologjike dhe shkencore. Në bujqësi dhe agroturizëm, shtoi Balluku, tatimi është 5% deri në vitin 2029, ndërsa në industrinë automotive aplikohet po ashtu një normë fitimi prej 5% deri në fund të vitit 2029.

Në sektorin e turizmit, nënvizoi më tej, janë bërë përpjekje serioze për të ndjekur shembullin e Turqisë, duke inkurajuar zhvillimin e markave dhe brandeve të njohura ndërkombëtare. Sipërmarrjet turke që investojnë në Shqipëri dhe sjellin brande me pesë yje përjashtohen nga tatimi mbi fitimin dhe taksat vendore për 10 vite.

Po ashtu, kinematografia dhe investimet në fondet e pensioneve janë të përjashtuara plotësisht nga taksat, duke nxitur bashkëpunimin në sektorë kulturorë dhe kreativë.

Balluku e përshkroi Shqipërinë si një vend me transparencë dhe drejtësi në sistemin fiskal, ku investitorët turq janë tashmë një “armatë në rritje” që kanë siguruar përfitime të mëdha në fusha si energjia, mineralet, ndërtimi, telekomunikacioni, prodhimi dhe turizmi.

“Edhe vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pak ditë më parë u bëri thirrje të gjithë investitorëve europianë që sot është koha për të investuar në Shqipëri”, nënvizoi Balluku.

Duke u ndalur te teknologjia ushtarake, Balluku tha se Shqipëria si konsumatore e hershme e mallrave turke, i përket asaj pjese të madhe të botës që është magjepsur nga dronët “Bajraktar”, përforcimi më i fundit i ushtrisë sonë.

Ajo deklaroi se përdorimi i dronëve “Bajraktar” në Shqipëri nuk kufizohet vetëm në përdorim ushtarak, por këto pajisje teknologjike përdoren edhe në sektorë të tjerë si emergjenca civile, bujqësia, infrastruktura kritike dhe turizmi.

Balluku ftoi investitorët turq që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Shqipëria dhe të bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar për investimet strategjike në rajon.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton tre projektligje, drejt identitetit digjital dhe shërbimeve të sigurta

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme tre projektligje të rëndësishme që i adresohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton tre projektligje, drejt identitetit digjital dhe shërbimeve të sigurta

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme tre projektligje të rëndësishme që i adresohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në…