Manaj nderon kuqezinjtë, Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovac ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 0-1 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.0


Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 0-1 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Fitorja e kuqezinjve erdhi pas golit të shënuar nga sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho aktivizoi nga minuta e parë një formacion me skemën 4-3-3, duke ruajtur lojtarët kryesor të skuadrës.

Shqipëria luajti me Thomas Strakosha në portë Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj në mbrojtje; Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Lindon Shehu në mesfushë, si dhe Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj në sulm.

Ndërsa trajneri i Serbisë, Stojkovic hodhi në fushë një formacion me dy sulmuesit, Vlahovic dhe Mitrovic.

Serbia luajti me Petrovic, Milosajevic, Veljkovic, Pavlovic, Stankovic, Maksimovic, Zivkovic, Samardizc, Kostic, Vlhaovic, Mitrovic.

Arbitri rumun Istvan Kovacs ishte gjyqtari kryesor në ndeshjen e sotme.

Shqipëria e nisi ndeshjen më kërkuese, teksa Hysaj pasoi për Brojën që në minutën e 2-të, i cili topin në zonë, por u largua nga mbrojtja kundërshtare.

Më pas pati disa minuta më të mira për vendasit. Serbët u shfaqën më kërkues ku provuan nga krahu i majtë, por pa rrezik.

Goditja e parë nga këndi për Serbinë erdhi në minutën e 6-të, por krosimi u largua me kokë nga Shehu.

Në minutën e 12-të vjen tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.

Në të 22-ën, Shqipëria ishte pranë golit. Asllani krosoi bukur nga e majta, devijimi i Mitrovic për pak shkoi në portë, por e ndali portieri vendas.

Serbia i afrohet golit 4 minuta më pas. Gjuajtje e fortë nga Vlahovic, por Strakosha ndal në dy kohë.

Në minutën e 30-të, Serbia sërish pranë golit. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

Në minutën e 41-të një mundësi e mirë për Asllanin. Mesfushori gabon gjithçka me gjuajtjen, duke e dërguar topin mbi portë.

Një minutë më pas, karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Shqipëria shënon me Rey Manaj. Pas një pasimi me kokë në zonë, Manaj shënon nga qendra e zonës, duke mposhtur portierin serb.

Me rezultatin 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Në nisje të pjesës së dytë Shqipëria apti një mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar rezultatin. Broja futet në zonë, por gabon gjithçka në momentin e fundit me pasimin.

Në minutën e 52-të, një tjetër rast i mirë për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë dhe bëhet gati për gjuajtje, por ia heq topin Stankovic në momentin e fundit.

10 minuta më pas Vlahovic ka një shans të artë për Serbinë. Sulmuesi kalon dy lojtarë, por gabon në momentin e fundit duke goditur lart mbi portë.

Në minutat e mbetura të ndeshjes, Shqipëria arriti të ruajë rezultatin pozitiv, duke mbetur në vendin e dytë në grup.

Ndeshja e sotme ishte e katërta mes dy ekipeve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Silvinjo: Fitore për kombin shqiptar, rrugën për në Botëror e kemi të hapur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi.

Global 360

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar ta…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Silvinjo: Fitore për kombin shqiptar, rrugën për në Botëror e kemi të hapur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi.