Debate në Kuvend, Lamallari: Opozita, gjuhë urrejtjeje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se opozita ka mbjellë gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se opozita ka mbjellë gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, Lamallari tha se bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, të bësh retorikë të mundohesh të kapitalizosh politikisht mbi vrasje, është e rëndë.

“Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve ndaj prokurorëve. Nga daljet në ballkon që keni folur e keni sharë e telendisur, SPAKU, e SKRAP-i etj. Me gjuhën që keni përdorur ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Altin Dumani, Altin Troplini, Dum Dum Zamani e gjithë këto që keni përdorur janë të gjitha akuzat dhe gjuha e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit dhe sigurisht që normalisht do ndodhin ngjarje të tilla”, tha Lamallari duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

“Unë flas këtu si përfaqësues i mbrojtjes, i institucioneve të drejtësisë. Ju keni qenë këtu gjithë kohës dhe nuk keni lënë person, duke nisur nga prokurorja e përgjithshme që e keni ofenduar në sytë e publikut, në sytë e ndërkombëtarëve. Keni anatemuar partnerët strategjikë, ambasadorin e SHBA-ve, ambasadoren e Bashkimitt Europian, vetëm e vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Dhe reforma në drejtësi po sjell këto rezultate. Dhe të hënave kur shkoni atje ndillni gjuhën e urrejtjes. Ju keni gojë të flisni dhe thotë zonja që nuk janë bërë atentate mafioze këtu. Çfarë është kjo. Nuk keni turp. Shqiptarët e dinë, prandaj ju kanë votuar dhe ju kanë lënë aty ku ju kanë lënë”, u shpreh Lamallari, duke iu referuar deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha pas paraqitjeve në SPAK, të hënave.

“Mos linçoni prokurorë, mos linçoni gjyqtarë. Mos ngjallni gjuhën e urrejtjes. Urrejtja prodhon vetëm urrejtje, prodhon dhunë dhe ju këtë keni bërë gjithë këto vite. Turp t’ju vijë ju. Dhe kini kujdes kur bëni kapital politik me gjyqtarë dhe prokurorë. Lërini gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre deri sa të vijnë tek ju. Deri sa të vijnë në pasuritë që i keni vjedhur këtij populli”, theksoi Lamallari.

Creative Europe Desk sesioni informues mbi thirrjen “Culture Moves Europe” në Europe House

Creative Europe Desk Albania zhvilloi në ambientet e Europe House një sesion të dedikuar informues mbi thirrjen Culture Moves Europe,…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Creative Europe Desk sesioni informues mbi thirrjen “Culture Moves Europe” në Europe House

Creative Europe Desk Albania zhvilloi në ambientet e Europe House një sesion të dedikuar informues mbi thirrjen Culture Moves Europe,…