Zgjedhjet në 6 bashki, Celibashi: Mbi 1 milion zgjedhës në proces, kosto rreth 3.6 milionë euro

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha sot detaje mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki, duke i cilësuar ato si zgjedhjet më masive të pjesshme që janë organizuar ndonjëherë në vend.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha sot detaje mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki, duke i cilësuar ato si zgjedhjet më masive të pjesshme që janë organizuar ndonjëherë në vend.

Në një intervistë televizive, Celibashi tha se zgjedhjet përfshijnë bashki me peshë të lartë elektorale si Tirana, Vlora dhe Berati, duke bërë që numri i zgjedhësve të kalojë 1 milion qytetarë.

“Kemi bashki si Tirana, Vlora dhe Berati. Janë mbi 1 milion zgjedhës. Këto janë zgjedhjet më masive të pjesshme që kemi zhvilluar ndonjëherë”, deklaroi Celibashi.

Sa i përket kostos së organizimit, kreu i KQZ bëri me dije se procesi pritet të kushtojë rreth 3,6 milionë euro, një shumë që është e siguruar falë kursimeve të realizuara nga buxheti i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Këtë shumë e kemi në KQZ dhe e disponojmë për shkak të kursimeve nga shpenzimet buxhetore për zgjedhjet e 11 majit”, sqaroi ai.

I pyetur për ankimimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, i cili ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij, Celibashi sqaroi se KQZ nuk ka kompetenca për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, i cili ka caktuar datën e zgjedhjeve.

“Nga dalja e dekretit të Presidentit ka një procedurë deri te zbatimi. Nuk ka një urdhërim ‘përse’. Qoftë Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor nuk ka përcaktuar ndonjë kompetencë tjetër për KQZ, përveç asaj të përgatitjes së procesit zgjedhor,” theksoi ai.

Kreu i KQZ theksoi se institucioni që ai drejton nuk mund të ndalë punën për organizimin e zgjedhjeve pa një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka një detyrim që ne si KQZ duhet të presim në raste të caktuara. Mbi çfarë baze duhet të mos vijonim punën?”, u shpreh ai, duke shtuar se, “nuk është detyrë e KQZ të vlerësojë nëse ka gabuar apo jo Presidenti me dekretimin”.

Sa i takon çështjes konkrete të Tiranës, Celibashi tha se KQZ nuk mund të konstatojë nëse kryetari i bashkisë është shkarkuar apo jo.

“Ne kemi dekretin e Presidentit që thotë se në 6 bashki të vendit do të mbahen zgjedhje për kryetarë bashkie. KQZ nuk ka tagrin të gjykojë ligjshmërinë e procesit që ka sjellë dekretin. Përndryshe do konkurronim me Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

Celibashi nënvizoi se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet në mënyrë të plotë nga KQZ.

“Nëse ka një vendim për pezullimin apo shpalljen e zgjedhjeve si të pavlefshme, atëherë ne angazhohemi. Nëse vendoset pezullimi, nuk do zhvillohen. Nëse shpallen të pavlefshme, do ribëhen”, përfundoi ai.

Celibashi foli ndër të tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

“E kuptoj shumë mirë kur opozita i konsideron një farsë, domethënë ka diçka që nuk shkon aty, natyrisht ka patur gjëra që skanë shkuar, por jo të tilla për të vënë në diskutim legjitimitetin e atyre që qeverisin sot”, tha Celibashi.

Celibashi foli edhe mbi rolin e taskforcës së krijuar mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar atë si një nismë të brendshme dhe jo të diktuar nga ndërkombëtarët apo faktorë politikë.

Celibashi theksoi se krijimi i kësaj strukture ishte një iniciativë e përbashkët e tre institucioneve shqiptare, e ndërmarrë pa asnjë shtysë të jashtme.

“Përfaqësia ndërkombëtare në Tiranë, që është shumë aktive me politikën dhe institucionet shqiptare, ishte e papërgatitur. Kjo nismë ishte një surprizë edhe për ta”, u shpreh ai.

Celibashi e vlerësoi taskforcën si një eksperiencë pozitive që forcoi integritetin e procesit zgjedhor, duke shtuar se “më së paku, nuk e dëmtoi procesin”.

Ai iu përgjigj edhe kritikëve që e kanë parë këtë strukturë si një manovër politike.

“Ta shikosh sikur kjotask forcë u krijua për alibi të kryeministrit, është si të thuash që këto institucione janë xhepa të qeverisë dhe kanë krijuar mekanizma për të justifikuar fitoren e mazhorancës”, theksoi ai, duke mbrojtur pavarësinë institucionale të trupës që drejton.

Sipas Celibashit, prezenca e SPAK dhe e prokurorëve në terren gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve ndikoi pozitivisht, duke dekurajuar ata që mund të kishin synuar shkelje të ligjit.

“Nuk e dimë çfarë do të kishte ndodhur nëse ata nuk do të ishin aty. Prezenca e tyre nuk inkurajon ata që synojnë të thyejnë ligjin”, u shpreh ai.

Kreu i KQZ përmbylli se beson se zgjedhjet ishin më të mira falë këtij bashkëpunimi, ndërsa nënvizoi se mbështet mendimet ndryshe, por nuk i sheh si të bazuara akuzat që nismat institucionale të ngjashme janë të motivuara politikisht.

Sa i përket votimit të diasporës, Celibashi tha se, “është historik nga pikëpamja se u realizua për herë të parë”.

“Ajo se si do të duhet të kryente shërbimin DHL është çështje tjetër dhe ne këtë jemi duke e vlerësuar në raport me pagesat që duhet t’i bëjmë, por mosrespektimi kaq strikt i protokollit të dorëzimit të zarfave nga DHL tek votuesi, jo domosdoshmërisht do të thotë se fletët e votimit nuk kanë shkuar tek votuesi. Deri më sot, përtej asaj që është diskutuar publikisht, nuk kemi një provë të asaj që fleta e votimit nga A shkon te B, të tilla prova nuk i kemi”, tha ai.

Burimi ATSH

Zgjedhjet në 6 bashki, Celibashi: Mbi 1 milion zgjedhës në proces, kosto rreth 3.6 milionë euro

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha sot detaje mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen…

Global 360

Samiti i Brdo-Brijuni-t, Musar: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, Milanoviç: Kroacia, ndihmë pa dallim

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, deklaroi sot se Sllovenia promovon zgjerimin e BE-së.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Zgjedhjet në 6 bashki, Celibashi: Mbi 1 milion zgjedhës në proces, kosto rreth 3.6 milionë euro

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha sot detaje mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen…