Manastirliu: Kandidatura për kryebashkiake të Tiranës, përgjegjësi shumë e madhe dhe sfidë e përbashkët

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastriliu gjatë bashkëbisedimit sot me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, tha se kandidaturën e sheh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet.


Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastriliu gjatë bashkëbisedimit sot me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, tha se kandidaturën e sheh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet.

Duke i shprehur kryeministrit Rama mirënjohjen për besimin, Manastirliu tha se “Tirana është qyteti i 1 milion banorëve.

“Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar – për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar – është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian”, u shpreh ajo.

“Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës – e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime. Dhe besoj se ajo që më bën ta dua punën time – të gjitha punët – është, besoj, një prej pikave të mia të dobëta, mund ta konsiderosh: që unë “dashurohem” me punën që bëj, pavarësisht çfarë detyre mbaj; pra, futem e tëra dhe përfshihem në punë. Ua kam thënë dhe juve: për mua nuk ka rëndësi as pozicioni, as karrigia; nuk ka rëndësi fare ku jam në skuadër”, theksoi Manatriliu.

Për mua, vijoi Manastriliu, ka rëndësi kontributi dhe ka rëndësi që secili, në njësinë e kohës që i është dhënë për të kontribuar, të bëjë më të mirën e vet, të japë më të mirën nga vetja.

“Skuadra ka rëndësi; suksesi është i skuadrës, nuk mund të jetë i njeriut. Patjetër, në një detyrë të caktuar ka dikush që udhëheq; është si një skuadër në sport – dhe unë nga sporti fillova të kuptoj edhe më shumë në detyrën që bëja: është fiks si në sport; ka kush mbron, ka kush sulmon, ka kush bën strategjinë, dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet për të bërë atë që i është dhënë për të bërë. Historia ime – s’e kisha menduar asnjëherë, tani që i rikthehem – nuk është një histori e parashkruar; është një histori besimi, patjetër nga ju që më keni njohur përmes punës, nga njerëzit me të cilët kam punuar në shumë sektorë, dhe mbi të gjitha nga qytetarët e Tiranës”, tha Manastriliu.

Rama u ndal edhe te reagimi i familjes së kandidates për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, pas shpalljes që u bë në asamblenë e Partisë Socialiste.

“”A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?”, tha Rama.

“Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse – herët e tjera ka ndodhur – por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë”, tha Manastirlu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Brdo-Brijunit në Shqipëri, Spiropali: Plani i Rritjes përshpejton afrimin ekonomik e social me BE

Presidenti Bajram Begaj dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali pritën mbrëmjen e sotme krerët e shteteve…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Samiti i Brdo-Brijunit në Shqipëri, Spiropali: Plani i Rritjes përshpejton afrimin ekonomik e social me BE

Presidenti Bajram Begaj dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali pritën mbrëmjen e sotme krerët e shteteve…