
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2025 e CMG-së do të transmetohet nesër për publikun global
Më 6 tetor, në orën 20:00, Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2025 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me publikun në mbarë botën.

Më 6 tetor, në orën 20:00, Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2025 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me publikun në mbarë botën.
Këtë vit, galaja shpreh ndjenjat nëpërmjet hënës, duke u ndarë në tre pjesë — “Hëna e plotë mbi male”, “Kjo është vendlindja ime” dhe “Një hënë vjeshte”. Me një ton artistik plot bukuri, sinqeritet, ndjeshmëri dhe romancë, programi bashkon ndjenjat për atdheun dhe kulturën me peizazhet e bukura të provincës Sichuan, duke përcjellë temën e përsosmërisë dhe harmonisë.
Viti 2025 përkon me 80-vjetorin e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, si edhe me 70-vjetorin e themelimit të Rajonit Autonom të Xinjiang-ut dhe 60-vjetorin e themelimit të Rajonit Autonom të Xizang-ut. Në këtë periudhë të veçantë ku festohen së bashku Dita Kombëtare e Festa e Mesvjeshtës, galaja shpreh më fort dashurinë e thellë për atdheun dhe familjen.
Foto CMG
Në program, kënga “Kthimi” do të interpretohet në dy gjuhë, kineze dhe ruse, duke rikujtuar qëndresën për drejtësi gjatë viteve të luftës. Këngët “Lulet e majit”, “Edhe nëse kalon koha” dhe “Jeta e trëndafilit”, të lindura në vende të ndryshme dhe që ruajnë kujtimet e luftës kundër fashizmit, shprehin dëshirën universale të popujve për paqe e lumturi.
Foto CMG
Meloditë tradicionale “Gjysmëhëna që ngrihet lart” dhe “Hëna që ndriçon malet dhe lumenjtë” sjellin një simfoni të dritës së hënës që bashkon të gjithë popullin kinez nën të njëjtën hënë të plotë.
Foto CMG
Ky vit shënon gjithashtu 120-vjetorin e lindjes së kinematografisë kineze. Galaja fton tre breza kineastësh për të ndarë kujtimet dhe emocionet në programin “Drita e hënës në ekranin e madh”, duke rizgjuar kujtime të ndritshme dhe dashurinë për filmin. Kënga “Drita e hënës” do të shprehë butësisht këtë ndjenjë dashurie për artin e kinemasë.
Foto CMG
Galaja do të përçojë ndjenjat e familjes, dashurisë e miqësisë dhe mallin për vendlindjen, përmes këngëve si “Serenatë nën gjysmëhënën”, “Mos u shqetëso, pas diellit gjithmonë vjen drita e hënës” dhe “Hëna kalon mbi kodrën e vogël”. Përmes ndërthurjes së artit dhe teknologjisë, skena do të ndryshojë sipas temës së çdo kënge, duke sjellë një përjetim romantik për të gjithë kinezët në mbarë botën.
Foto CMG
Këtë vit, galaja zhvillohet në Deyang të provincës Sichuan, duke përfshirë elemente të shumta lokale. Në programin “Bronzi”, artefaktet e famshme nga Muzeu i Sanxingdui-t, si Pema e Bronztë dhe Figura e Madhe e Bronztë, që përfaqësojnë qytetërimin e lashtë të Shu-së, do të “bisedojnë” me robotë humanoidë modernë, në një dialog kulturor që kapërcen mijëvjeçarët. Minidokumentarët “Rojtarët” dhe “Rilindja” do të tregojnë me ndjeshmëri forcën dhe qëndrueshmërinë e këtij qyteti.
Foto CMG
Më 6 tetor në orën 20:00, galaja do të transmetohet në kanalet televizive të CCTV-së (CCTV-1, CCTV-3, CCTV-4, CCTV-15, 4K e 8K), në platformat digjitale CCTV News, aplikacionin “Yangshipin”, dhe CCTV.com, si edhe në frekuencat radiofonike dhe rrjetet sociale ndërkombëtare të CCTV-së. Transmetimi do të arrijë gjithashtu në ShBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kenia, Kolumbi, Sri-Lankë, si edhe në Hong-Kong e Makao.
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2025 ju fton të gjithë në një takim të veçantë bashkimi e dashurie nën dritën e hënës!
Burimi CGTN