Lagjja “Fushë-Mbret” feston 90-vjetorin, nderon figura të shquara nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Lagjja historike “Skënderbej” në Elbasan festoi 90-vjetorin e themelimit me një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe princ Leka, nipi i mbretit shqiptar Ahmet Zogu.


Lagjja historike “Skënderbej” në Elbasan festoi 90-vjetorin e themelimit me një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe princ Leka, nipi i mbretit shqiptar Ahmet Zogu.

Kjo lagje u themelua në vitin 1935, si pjesë e Reformës Agrare të mbretit Zog, që synonte sistemimin e familjeve shqiptare të dëbuara nga Kosova dhe Maqedonia. “Fusha-Mbret” u bë strehë e re për dhjetëra familje që lanë pas trojet e tyre, duke ndërtuar këtu një komunitet të fortë, me vlera të spikatura qytetare e kombëtare.

Në ceremoninë përkujtimore, e zhvilluar në ambientet e lagjes, u nderuan me certifikata mirënjohjeje figura të shquara të komuniteteve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, për kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës dhe traditave.

Të vlerësuarit ishin, Bajram Ipeku, për guximin dhe vendosmërinë që hapën rrugë për brezat e rinj të Pejës, Sadik Merko, patriot nga Struga, i njohur për angazhimin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare. Idris Gërlica Krasniqi, rapsod popullor dhe ruajtës i trashëgimisë kulturore shqiptare, Hasan Feratozi, nacionalist nga Maqedonia, i dalluar për përkushtimin ndaj çështjes shqiptare, Mustafa Dauti, myfti i respektuar, që ruajti traditat dhe identitetin shpirtëror të komunitetit mysliman, dhe Faslli Berisha, përfaqësues i një familjeje patriotike me kontribut në Luftën Nacionalçlirimtare dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Gjatë aktivitetit u përkujtua edhe momenti historik i tetorit 1935, kur në lagjen “Fushë-Mbret” u vendosën për herë të parë 56 familje kosovare dhe 15 familje maqedonase, duke shënuar fillimin e një bashkëjetese shembullore që vijon prej nëntë dekadash.

Kryetari Gledian Llatja theksoi se lagjja “Fushë-Mbret” përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së qytetit dhe të identitetit të tij kulturor. Ai vuri në dukje se vitet e fundit janë realizuar investime të mëdha infrastrukturore dhe sociale në këtë zonë, për t’i dhënë vendin që i takon në historinë urbane të Elbasanit.

“Ky përvjetor është një kujtesë e rrënjëve tona dhe e lidhjeve të forta që na bashkojnë si komb. ‘Fushë-Mbret’ është dëshmi e gjallë e historisë, sakrificës dhe unitetit shqiptar”, u shpreh Llatja gjatë fjalës së tij.

Ceremonia u mbyll me një atmosferë festive dhe simbolike, duke vlerësuar trashëgiminë, guximin dhe përkushtimin e brezave që ndërtuan këtë lagje dhe e kthyen në një pjesë të rëndësishme të mozaikut historik të Elbasanit.

Burimi ATSH

Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak…