Ibrahimaj: e-Albania 2.0 do të ofrojë shërbime të personalizuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në punimet e Samitit të 11-të Digjital të Ballkanit Perëndimor, në Shkup.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në punimet e Samitit të 11-të Digjital të Ballkanit Perëndimor, në Shkup, një nga platformat kryesore rajonale që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Në fjalën e saj në panelin “Making Public Services Work for Everyone”, Ibrahimaj prezantoi arritjet e Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe inovacionin, duke theksuar se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm për të ndërtuar një administratë më efikase, transparente dhe pranë qytetarëve. Ajo solli në vëmendje platformën e-Albania 2.0, e cila do të ofrojë shërbime të personalizuara dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar akses edhe për persona me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.

Ministrja theksoi se Shqipëria është sot një shembull rajonal në procesin e digjitalizimit dhe se qëllimi i qeverisë shqiptare është të integrojë teknologjinë në çdo proces të administratës publike, për ta kthyer atë në bazë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të besimit tek institucionet.

Gjatë samitit, Ibrahimaj zhvilloi edhe takime bilaterale me zv.komisioneren e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen dhe Teknologjinë (DG CNECT), ku u diskutua mbi përafrimin e Shqipërisë me zhvillimet digjitale të BE-së dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të çliruar potencialin e rajonit.

Në takimin me zv.ministrin e Informacionit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Slavisha Antiq, u trajtua modeli i Qendrës së të Dhënave Qeveritare të Serbisë si një praktikë nga e cila Shqipëria do të përfitojë eksperiencë dhe know-how për të forcuar kapacitetet kombëtare në këtë fushë.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të rajonit në tregun europian të inovacionit dhe teknologjisë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe modernizim të administratave publike.

Burimi ATSH

Rama: E padrejtë që një shaka mes miqsh të kthehet në helm politik

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas “viralitetit” që mori një bisedë me humor mes tij, presidentit të Francës Emmanuel Macron…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: E padrejtë që një shaka mes miqsh të kthehet në helm politik

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas “viralitetit” që mori një bisedë me humor mes tij, presidentit të Francës Emmanuel Macron…