Salla: Eksportet bujqësore, 9,1% rritje në 8-mujorin 2025

Produktet tona bujqësore tashmë gjenden në 80 tregje elitare ndërkombëtare duke njohur konsumatorët me shijen dhe cilësinë unike të produkteve Made in Albania.


Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare vijojnë të shënojnë rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2025, eksportet janë rritur me 9,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ministrit, ky progres është rezultat i politikave mbështetëse për fermerët, investimeve në rritjen e standardeve të prodhimit, si dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës në sektorin bujqësor.

“Rritja e vazhdueshme e eksporteve është një tregues i qartë i transformimit të bujqësisë, sipas vizionit tonë strategjik “Bujqësia2030” drejt një sektori më konkurrues, të qëndrueshëm dhe të integruar në tregjet evropiane”, theksoi Salla.

Ministri theksoi se, “ky trend pozitiv ndikon drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për familjet rurale, në forcimin e zinxhirit të vlerës dhe në afrim të qëndrueshëm me objektivin ambicioz të vendosur nga qeveria: 1 miliard euro eksporte bujqësore deri në vitin 2030”.

Salla shprehu angazhimin e qeverisë për vijimin e mbështetjes për fermerët dhe agropërpunuesit, me synimin për të ruajtur këtë trend rritjeje dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë si eksportuese e produkteve cilësore në tregjet ndërkombëtare.

Produktet tona bujqësore tashmë gjenden në 80 tregje elitare ndërkombëtare duke njohur konsumatorët me shijen dhe cilësinë unike të produkteve Made in Albania.

Burimi ATSH

Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj,…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj,…