Duka takim me Abbott, në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbottm


Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott, në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Angli që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”.

Gjatë takimit u diskutua mbi të gjitha aspektet organizative të kësaj sfide të rëndësishme, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Duka dhe ambasadori Abbott ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë mes FSHF-së dhe institucioneve përkatëse do të sigurojë standardet më të larta të sigurisë dhe organizimit, duke synuar zhvillimin e një ndeshjeje në nivelin më të mirë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri– Angli më 16 nëntor në “Air Albania”. I premtova z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, shkroi Duka në një status të postuar në profilet e tij në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Rama: Nuk synojmë të vendosim monopol në tregun e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk synon të krijojë monopol në tregun e hidrokarbureve, por faktori shtetëror synon…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Nuk synojmë të vendosim monopol në tregun e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk synon të krijojë monopol në tregun e hidrokarbureve, por faktori shtetëror synon…