Paparizo dhe Papajani, drejtuesit e rinj të QSUNT-së dhe FSDKSH-së

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka prezantuar sot drejtuesen e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe drejtorin e ri të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Në krye të QSUNT-së ministrja Sala prezantoi Anxhela Paparizo, e cila rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh qëndrimi në diasporë, duke sjellë me vete mbi 20 vite eksperiencë dhe kontribut në administratën publike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, në role drejtuese dhe menaxhuese.

Ministrja Sala vlerësoi dhe falënderoi, ish-drejtorin e QSUT-së, Florenc Spaho për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të institucionit më të madh spitalor në vend.

Gjatë ditës së sotme, ministrja Sala ka prezantuar edhe Arti Papajanin, drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Papajani është diplomuar në Financë-Kontabilitet, Matematikë të Aplikuar e Informatikë, si dhe në Menaxhim Shëndetësor dhe sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike.

Ministrja Sala ka falënderuar ish-drejtorin, Spartak Zekja për kontributin e tij disavjeçar në krye të FSDKSH-së.

Burimi ATSH

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia